Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Rend sa në një farmaci në tjetrën, edhe pse jam 78 vjeçe, duke kërkuar ilaçet e tensionit; herë nuk i gjej dhe farmacistët duan të më japin të ngjashmet e tyre, e herë më vonohen kur i porosis,” na thotë një qytetare pranë 21 Dhjetorit.

Por pse mungojnë sot ilaçet?

Në Shqipëri, problemi i medikamenteve mjekësore nuk gjendet vetëm në farmaci, por shumë herë edhe në spitale.

Mungesa, por në disa raste qytetarët përballen edhe me tregtimin e barnave të skaduara dhe pasiguritë mbi cilësinë e tyre.

Qartazi, ky sistem në vend ka mungesë kontrolli dhe transparence.

Ky problem u reflektua qartë edhe në Konferencën Mbarëkombëtare të Farmaceutikës, e zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku pati diskutime. Nga njëra anë, qeveria artikuloi angazhimin për reforma dhe modernizim të sektorit, ndërsa nga ana tjetër, aktorët e tregut ngritën shqetësimin për mungesë transparence dhe vendimmarrje të përqendruar që, sipas tyre, po shkakton dëm në një sektor delikat.

Më tej, përfaqësues të industrisë farmaceutike sollën shembuj konkretë të këtyre problematikave, duke u nisur nga përvoja e tyre.

Një prej tyre lidhet me mënyrën se si përcaktohen çmimet e ilaçeve dhe përditësohen listat, procese që, sipas tyre, zhvillohen pa konsultim dhe pa informacion të mjaftueshëm për ta.

Një tjetër rast është përfshirja e ilaçeve pa recetë në listën e kontrollit të çmimeve, gjë që për ta u tha se ishte jo e zakonshme. Kjo ka sjellë tërheqjen nga tregu të disa markave të njohura, duke krijuar boshllëqe në furnizim, sipas tyre.

Deklarata se qytetarët shqiptarë detyrohen të porosisin paracetamol apo ibuprofen nga jashtë përmes miqve apo të afërmve, nuk është thjesht dëshirë e tyre, por për faktin se në Shqipëri nuk sillen.

Problemet nuk ndalen vetëm tek çmimet dhe furnizimi. Të dhënat nga auditimet tregojnë për një situatë edhe më shqetësuese.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentojnë se mbi 102 mijë njësi ilaçesh të skaduara kanë hyrë në treg, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Po ashtu, janë konstatuar raste të shpërndarjes së medikamenteve spitalore në treg, duke treguar mungesë kontrolli në zinxhirin e furnizimit dhe përfshirje në listat e rimbursimit të ilaçeve pa çmim të miratuar apo pa kontrata furnizimi

Në këtë aspekt, krahasimi me vendet e Bashkimit Evropian tregon shumë diferencën. Në vendet e BE-së, sistemi farmaceutik bazohet në rregulla të forta, konsultim me aktorët e tregut dhe kontroll rigoroz e absolut të cilësisë në çdo hallkë të zinxhirit. Agjencitë rregullatore funksionojnë të pavarura dhe i nënshtrohen standardeve të larta të sigurisë.

Ndërsa Shqipëria ka bërë hapa drejt përafrimit me legjislacionin evropian, sidomos pas ndryshimeve të vitit 2015 që liberalizuan tregun, këto reforma duket se kanë ardhur pa mekanizmat e nevojshëm mbikëqyrës. Liberalizimi pa kontroll ka hapur rrugë për hyrjen e ilaçeve nga tregje jashtë BE-së, duke rritur dyshimet për cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Kështu që është e paqartë deri kur qytetarët do të jenë në “kërkim” të ilaçeve, e mbi të gjitha të sigurt që nuk janë të skaduara.

Por e sigurt është që do të vijohet me porositë përmes të afërmve që në BE të marrim të paktën ilaçet, duke qenë se nuk arrijmë dot të krijojmë standarde si të BE-së. /ACQJ

Previous Post

Spektakël në ‘Parc des Princes’, gjysmëfinalja PSG–Bayern thyen rekordin historik në Champions

Next Post

Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni

Next Post
Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni

Ish-ministri 'godet' Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al