Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ish-ministri ‘godet’ Ramën: Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm, PS po tkurret nga korrupsioni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar drejtimit aktual të PS-së, duke vënë në pikëpyetje demokracinë e brendshme dhe funksionimin e strukturave partiake.

Në një reagim në Facebook, Malaj shprehet se periudha e “Rilindjes” ka sjellë një centralizim të pushtetit brenda partisë, të cilin ai e përshkruan si një strukturë ku “ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe”, duke e krahasuar me një model të kontrolluar fort politik.

“Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan. Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera. PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve, ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj”, shkruan ish-ministri.

Malaj kritikon gjithashtu atë që e cilëson si tkurrje të PS-së për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, ndërsa thekson se brenda mazhorancës ka figura që po përballen me sulme politike dhe fushata të organizuara kundër tyre.

“E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet. Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes. Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit”, shkruan Malaj.

Referuar përplasjeve Rama-Spiropali dhe kërcënimit për përjashtimin e deputetes, Malaj këshillon socialistët të mos nxitohen me përjashtime, por të bëjnë fillimisht llogaria e kalkulime brenda partisë.

“Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim: T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës. Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë”, vijon ish-ministri.

Previous Post

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Next Post

Hyn në një dhomë dhe harron pse? Ja çfarë thotë psikologjia

Next Post
Hyn në një dhomë dhe harron pse? Ja çfarë thotë psikologjia

Hyn në një dhomë dhe harron pse? Ja çfarë thotë psikologjia

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al