Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pse emigrantët shqiptarë anojnë djathtas

Editor by Editor
in KRYESORE, OP-ED
0
Pse emigrantët shqiptarë anojnë djathtas
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontaktet që kam, më është krijuar përshtypja se shumica e emigrantëve shqiptarë në Amerikë, madje edhe e atyre që janë ngulur këtu prej shumë brezash, anon nga e djathta e spektrit politik.

Mund të jetë përshtypje e gabuar por sidoqoftë është i mirëpritur kushdo që ka një ide për këtë.

Po përpiqem të hedh disa mendime mbi arsyet pse mund të ketë ndodhur kjo.

Arsye ekonomike

Në emigracion shkojnë kryesisht njerëz të cilëve që të nesërmen iu duhet të luftojnë për bukën e gojës.

E majta kërkon ndryshim, transformim, reformim shoqëror kurse emigranti ka ardhur jo për të ndryshuar por për të përfituar nga struktura shoqërore ekzistuese.

E majta kërkon ndryshim të gjendjes ekzistuese, emigranti do ruajtjen e saj.

Ndonjëri që arrin të pasurohet, ia di këtë për nder vendit ku ka shkuar dhe nuk i shkon mëndja të kërkojë ndryshime. Aq më tepër që pozita e tij e ndryshuar e bën të natyrshme prirjen djathtas. E djathta favorizon të pasurit në rishpërndarjen e të ardhurave.

Arsye politike

a. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e emigracionit ishte politik dhe objektivi kryesor i tij ishte permbysja e regjimit të ri në Shqipëri. Për këtë arsye, këta emigrantë ishin gati të bënin aleancë edhe me djallin, siç edhe bënë. Krerë të emigracionit antikomunist në Amerikë i kërkuan ndihmë famëkeqit Joe McCarthy.

Nuk është fjala vetëm për përfaqësuesit e pronarëve të mëdhenj të tokave dhe të mbretërisë por edhe për partinë e Abaz Ermenjit e të Hasan Dostit që programin e kishin socialdemokrat.

b. Problemi kombëtar i pazgjidhur, në vazhdimësi, ka kushtëzuar një nevojë të shqiptarëve patriotë për të fituar simpatinë e qeverive ku ishin vendosur e për t’a përdorur atë në favor të interesave tona kombëtare.

Pra, nacionalja nuk i linte shumë vend sociales.

c. Niveli politik

Varfëria ekonomike dhe vështirësit e konsolidimit tonë shtetëror kanë kushtëzuar një nivel të ulët të ndërgjegjes politike në Shqipëri. Kjo është reflektuar edhe në nivelin e ulët politik të emigrantëve shqiptarë.
Edhe ata që e kishin këtë nivel, siç u shpreha më lart, ishin të detyruar të përqëndroheshin në zgjidhjen e problemeve kombëtare shqiptare.

Më ka bërë përshtypje se si sot ashtu edhe gjatë më shumë se 100 vjetëve, megjithëse ka pasur e ka shumë organe të medias, asnjeri nuk ka pasur orientim të majtë.

Arsye psikologjike

Shqiptarët që kanë shkuar për të jetuar në një vend tjetër shikojnë tek e djathta fytyrën e atij vendi, tiparet themelore të tij. Nevoja për mbijetesë, për t’u ndjerë të pranuar a ndoshta një farë kompleksi inferioriteti i bën ata të imitojnë të djathtën e madje të bëhen më katolikë se papa.

Historia ka dhënë shembuj se si disa herë grekët me origjinë shqiptare kanë qenë më antishqiptarë se grekërit grekër. Ose më ka ndodhur të dëgjoj këtu shqiptarë që në fakt nuk janë racistë por për t’u dukur amerikanë të vërtetë (për ta amerikani i vërtetë është racist) kur bie fjala për ndonjë zezak thonë “ai bythëziu”, ai “jevgu” ose ai “meksiqëni” për meksikanët.

Këto janë disa nga arsyet që mendoj se pleksen më njera tjetrën dhe bëjnë që në emigracion, të paktën këtu ku jam unë, shumica të anojë djathtas.

Previous Post

Goditi rojën e shkollës në Elbasan, prokuroria lëshon urdhër ndalimi për 40-vjeçarin

Next Post

Blinken uron Kosovën: Mbështesim aspiratat në deklaratën tuaj të pavarësisë e kushtetutë, për kontribut në stabilitet e fqinjësi të mirë

Next Post
Blinken uron Kosovën: Mbështesim aspiratat në deklaratën tuaj të pavarësisë e kushtetutë, për kontribut në stabilitet e fqinjësi të mirë

Blinken uron Kosovën: Mbështesim aspiratat në deklaratën tuaj të pavarësisë e kushtetutë, për kontribut në stabilitet e fqinjësi të mirë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së Veliajt

September 15, 2026
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al