Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PS-PD bëhen bashkë për Rregulloren e Kuvendit, çështjet që i bashkojnë më shumë se ato që “i ndajnë”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
PS-PD bëhen bashkë për Rregulloren e Kuvendit, çështjet që i bashkojnë më shumë se ato që “i ndajnë”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca dhe opozita i kanë dhënë dorën njëra tjetrës duke kanë arritur dakordësi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Mësohet se socialistët kanë tërhequr disa prej propozimeve të tyre, mes tyre procedurën e përshpejtuar për projektligjet e BE-së, përgjysmimin e kohës së diskutimeve në Kuvend dhe kufizimin e raportimeve të institucioneve vetëm në komisione.

Nga ana tjetër, janë pranuar disa kërkesa të PD-së për forcimin e kontrollit parlamentar. Drafti parashikon ndërhyrjen e Kryetarit të Kuvendit kur institucionet nuk u përgjigjen deputetëve, detyrimin e komisioneve për të zhvilluar mbledhje me kërkesë të opozitës dhe pezullimin automatik të masave disiplinore në rast ankimi.

Ndryshimet vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe janë dakordësuar me konsensus mes palëve kurse drafti final pritet të miratohet nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren.

1. Pikat ku u tërhoq PS

a) PS u tërhoq nga propozimi që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

b) PS u tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare.

c) PS u tërhoq nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar qëndrimin e PD-së se raportimi në Kuvend duhet të bëhet nga çdo institucion që ka detyrim kushtetues për raportim.

d) PS u tërhoq edhe nga propozimi që të gjitha institucionet të raportonin vetëm në Komisionin Xhafaj, duke pranuar qendrimin e PD, që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përgjegjëse sipas fushës.

2. Pikat që u pranuan nga PD:

a) U pranua propozimi i PD-së që forcon kontrollin parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion.

Sipas ndryshimit të pranuar:

– Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucionit përgjigje brenda 5 ditëve nga kalimi i afatit;

– në rast mosreagimi, i kërkohet titullarit të institucionit marrja e masave disiplinore deri në shkarkim.

b) U pranua propozimi i PD-së që kryetarët e komisioneve, kur kërkohet nga pakica parlamentare, të jenë të detyruar të thërrasin mbledhje komisioni ose seanca dëgjimore me titullarë institucionesh brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës.

c) U pranua propozimi i PD-së që, me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse.

d) U pranua propozimi që masat disiplinore të pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit. Masat disiplinore nuk do llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike. Sekretariati i Etikës me numër të barabartë anëtarësh.

 

Tags: Konsensuskuvendpdpsrregullore
Previous Post

Integrimi/ BE i kujton sërish Shqipërisë luftën kundër korrupsionit

Next Post

Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

Next Post
Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al