Profesori amerikan i ekonomisë, Steve Hanke ka komentuar protestën qytetare e cila po zhvillohet në Tiranë, prej 38 ditësh.
Në një postim në platformën “X”, Hanke shkruan se shqiptarët po protestojnë dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës duke kundërshtuar kryeministrin Rama. Për këtë të fundit, profesori amerikan shprehet se ka ardhur koha që të hapë derën dhe të largohet nga pushteti.
“Për të 37-ën ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projektit të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i cili mbështetet nga Kryeministri Rama.
ËSHTË KOHA QË KRYEMINISTRI RAMA TË HAPË DERËN E DALJES.
REVOLUCIONI I FLAMINGOVE KA KËMBË”, shkruan Hanke.








