Saturday, June 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i eurodeputetëve të grupit të Të Gjelbërve/EFA në Parlamentin Europian do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri nga 29 qershori deri më 1 korrik, në fokus të së cilës do të jetë situata në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

 

Vizita vjen menjëherë pasi Parlamenti Europian miratoi raportin e tij për Shqipërinë, ku përveç progresit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, u theksua edhe nevoja për forcimin e mbrojtjes së mjedisit, transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

 

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, raportuese për raportin e Shqipërisë, deklaroi se procesi i integrimit europian duhet të ecë paralelisht me respektimin e standardeve mjedisore dhe mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore.

 

Sipas saj, në raport është përfshirë një thirrje e drejtpërdrejtë ndaj autoriteteve shqiptare për të ndaluar menjëherë ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura derisa legjislacioni shqiptar të harmonizohet plotësisht me standardet europiane të mjedisit.

 

Strik iu referua gjithashtu protestave të zhvilluara kundër projekteve që prekin zonën e Vjosë-Nartës, duke theksuar se qytetarët shqiptarë po japin një mesazh të qartë në mbrojtje të natyrës dhe të ardhmes europiane të vendit.“E ardhmja e Shqipërisë do të vendoset nga qytetarët e saj dhe jo nga interesat e miliarderëve amerikanë të afërt me Donald Trump”, deklaroi eurodeputetja, duke shtuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të vijë në kurriz të biodiversitetit dhe komuniteteve lokale.

 

Sipas raportimeve të huaja, delegacioni i Të Gjelbërve/EFA do të drejtohet nga Tineke Strik dhe do të përfshijë eurodeputetët Cristina Guarda, Vicent Marzà i Ibáñez, Daniel Freund, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë, aktivistë të mjedisit dhe banorë të zonave të prekura nga projektet që kanë shkaktuar debat dhe protesta në vend.

Previous Post

PS mbledh sot Grupin Parlamentar

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?
AKTUALITET

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

by Editor
August 29, 2024
0

Turi Koçeku që zyrtarisht kazgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku është bërë protagonist në një sherr masiv të ndodhur në një...

Read moreDetails
Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

June 17, 2026
Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

June 18, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburantit, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburantit, ulet nafta dhe benzina

June 17, 2026
Linja e kokainës ‘pëllumbi’ në Gjermani që fshihet pas showroom-it të Flux Fusion me makina luksoze që reklamon Fevziu në Tiranë

Linja e kokainës ‘pëllumbi’ në Gjermani që fshihet pas showroom-it të Flux Fusion me makina luksoze që reklamon Fevziu në Tiranë

June 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

June 20, 2026
PS mbledh sot Grupin Parlamentar

PS mbledh sot Grupin Parlamentar

June 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al