Dhuna gjatë protestës studentore të së martës nuk preku vetëm protestuesit, por edhe kalimtarë të rastit. Gjashtë persona të lënduar vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, sipas përditësimit mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Tre prej të lënduarve janë kalimtarë të rastit, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Në spital po marrin gjithashtu trajtim tre protestues, të cilët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Ledion Balla, i riu të cilit policia i theu këmbën, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.







