Në pritje të protestës kombëtare të thirrur sot në Tiranë, ku pritet të bashkohen studentë nga rrethet, pedagogë, mjekë dhe artistë, kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me një thirrje për dialog.
Këtë herë, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur është shfaqur me karrige përpara Kryeministrisë, Rama duket se ka ndryshuar strategji. Ai nuk është shfaqur vetë në video, ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një “sofër” prej guri, e rrethuar me disa shilte. Në qendër të saj janë vendosur fletë me thirrje për dialog.
Megjithatë, studentët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: nuk duan dialog me një qeveri që i dhunon, por vetëm dorëheqje.







