Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD-së.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se gjatë këtij takimi u diskutua mbi koordinimin e opozitës për aksionin e paralajmëruar për ditën e hënë, në orën 18:00.
Opozita planifikon të protestojë para kryeministrisë, ku do të kërkojë dorëheqjen e zëvendëskryeministres Balluku, pas shpalljes së saj si e pandehur nga SPAK.








