Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës, REL: Policia shqiptare hodhi ujë e gaz lotsjellës ndaj qytetarëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Protesta e opozitës, REL: Policia shqiptare hodhi ujë e gaz lotsjellës ndaj qytetarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Molotovë dhe fishekzjarrë janë hedhur drejt institucioneve shtetërore në Tiranë të Shqipërisë, gjatë protestës e re e thirrur nga subjekti opozitar, Partia Demokratike. Policia shqiptare hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

 

PD-ja e Sali Berishës kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar pasi në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë ndaj Belinda Ballukut që në atë kohë mbate postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të zëvendëskryeministres.

Protestuesit të dielën hodhën molotovë edhe drejt selisë së Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Partisë Socialiste në pushtet. Gaz lotsjellës u hodh edhe pranë Ambasadës italiane.

 

Pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit njoftoi se gjashtë policë u lënduan gjatë përplasjes me protestuesit.

 

Policia shqiptare tha se ata po trajtohen në spital dhe se gjendja e tyre shëndetësore “është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve”.

Protesta u thirr menjëherë pasi Kuvendi më 12 mars votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit për deputeten socialiste Belinda Balluku, e cila dyshohet për korrupsion. Këtë kërkesë SPAK e bëri me qëllim arrestimin e Ballut.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj seance, thirri mbështetësit në protestë më 22 mars, duke e cilësuar një ditë të madhe për demokracinë në Shqipëri, pasi 34 vjet më parë Partia Demokratike mori pushtetin pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës u ndje keq pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe u shoqërua nga protestuesit për në banesën e tij. Më pas ai sërish u kthye në protestë.

Që nga dhjetori, PD-ja ka mbajtur disa protesta që janë përshkuar me dhunë mes protestuesve dhe policisë.

Ndryshe, SPAK e akuzon Ballukun për ndërhyrje në tenderë publikë që kishin të bënin me projekte të mëdha infrastrukturore dhe për favorizim të kompanive të caktuara. Balluku i ka mohuar akuzat.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, që vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt me radhë qeverisës, ka shumicë në Parlament.

Rama është ankuar për tejkalim të kompetencave nga gjyqësori, veçmas për ndalimet para zhvillimit të gjykimeve.

Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri më 2030, por blloku ka kërkuar nga Tirana që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. REL

 

Previous Post

Heidi Baci i kundërpërgjigjet Romeo Veshajt: Është bërë një premtim…

Next Post

Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës

Next Post
Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës

Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al