Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës teksa i referohet protestës së opozitës, shprehet  se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Policia e Shtetit deklaron se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Pas kërkesës së paraqitur nga Sekretari Organizativ i PD Ervin Minarolli Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

NJOFTIMI

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

Previous Post

“Do thyej derën”, Banori përplaset me moderatorin: Më sillni valixhet

Next Post

Gjyqtarja e Elbasanit kërkoi ‘kokën’ e tij? Reagon gazetari Saimir Kodra

Next Post
Gjyqtarja e Elbasanit kërkoi ‘kokën’ e tij? Reagon gazetari Saimir Kodra

Gjyqtarja e Elbasanit kërkoi 'kokën' e tij? Reagon gazetari Saimir Kodra

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al