Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projekti kthehet në kantier pa afat, si ra Korridori VIII

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Projekti kthehet në kantier pa afat, si ra Korridori VIII
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i shumëpërfolur i Korridorit VIII, i cilësuar si arteria jetike që do të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, po përballet sot me një krizë identiteti dhe stabiliteti që kërcënon ta kthejë atë në një tjetër kantier pa afat.

Në krye qëndron vendimi për zhvendosjen e Portit të Durrësit.

Teksa qeveria shqiptare po zbaton një kontratë për të kthyer Portin e Durrësit në një port jahtesh, nga ana tjetër janë krijuar shumë vonesa për të ndërtuar portin e ri të Porto Romanos.

Projekti i shndërrimit të Portit të Durrësit në një marinë jahtesh, i njohur zyrtarisht si “Durrës Yachts & Marina”, është një nga kontratat më komplekse.

Kontrata është lidhur mes shtetit shqiptar dhe kompanisë “Eagle Hills Real Estate Development”, një kompani private investimesh dhe zhvillimi imobiliar me qendër në Abu Dhabi, që zotërohet nga Mohamed Alabbar.

Projekti shtrihet në rreth 450 hektarë të truallit portual ekzistues.

Ndërsa projekti i jahteve në portin e vjetër po ecën me ritme të shpejta shitjesh, Porti i Ri në Porto Romano ka ngecur në procedurat tenderit që nuk po mund të zgjedhin një fitues prej dy vitesh.

Në këtë mënyrë, Korridorit VIII i është rrezikuar “koka”, teksa ekspertët rendisin plot gabime në strukturën dhe segmentet e rrugës.

Duhet ndryshuar tërësisht projekti për Korridorin VIII

Ekspertët e fushës janë të shqetësuar se tentativa për të ndërtuar rrugën mbi shpatet e gërryera është jo vetëm e kushtueshme, por edhe e rrezikshme për jetën e udhëtarëve në të ardhmen.

Ata thanë se duhet anuluar projekti ekzistues që bazohet në mbushje dhe gërmim shpatesh, tashmë të destabilizuar nga gërryerjet dhe duhet riprojektimi nga e para i këtij segmenti, duke përdorur viadukte që janë ura të larta.

Kjo metodë, sipas tyre, do të lejonte rrugën të kalonte këtë problematikë ku ndodhet pa prekur më tej shtratin e lumit dhe pa rrezikuar shembjen e mëtejshme të malit.

“Nuk mund të luftohet me natyrën kur e kemi plagosur atë kaq rëndë. Çdo qindarkë e hedhur në muret pritëse aktuale është para e hedhur në lumë. Duhet ndryshim radikal i projektit”, tha burimi në ARRSH.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve mjedisore dhe Ministrisë së Infrastrukturës për të ndalur këtë katastrofë përpara se dëmet të bëhen të pakthyeshme.

Devijimet me kosto dhe të panevojshme të Korridorit VIII

Korridori VIII është një histori e gjatë dhe së fundmi e ngatërruar me projekte dhe studime që më shumë duket sikur po e sabotojnë projektin.

Kur Korridori VIII u riklasifikua në Rrjetin kryesor Europian të Transportit tre vite më parë qeveria shqiptare bëri një rifreskim projektit, duke zhvendosur në një trase krejt të re segmentin e fundit në territorin shqiptar, nga ura e Bushtricës në Qukës për të dalë afërsisht pranë grykës së quajtur “Shkalla e Skënderbeut” në kufi me Maqedoninë e Veriut, në gjatësi 10 kilometra.

Gjurma e re kalon në një lartësi gati 900 metra në malet e Mënikut drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut duke e bërë shumë të vështirë mirëmbajtjen pas përfundimit të tij, teksa variantet e tjera kalojnë në një lartësi rreth 600 metër.

Profesor Kaba tha se traseja e re, përveçse me kosto të lartë, e zgjat në mënyrë të panevojshme Korridorin. Varianti për të cilin është rënë dakord me palën maqedonase, pasi kalon nëpërmjet një terreni të vështirë nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut bën një kthesë mjaft të gjatë për t’u kthyer sërish në Qafë-Thanë.

Gjithashtu profesor Kaba tha se është bërë një gabim i madh në projektin e By Pass-it të Elbasanit, i cili kishte plot variante pa tunel dhe kosto të lira, por qeveria ka gjetur një zgjidhje absurde me një tunel 2 kilometra, që rrit kostot jo vetëm gjatë ndërtimit por edhe në mirëmbajtje.

Gjithashtu ka një koncept të gabuar në akset që duhet të përfundojnë të parat. Ndërtimi i segmenteve pas Elbasanit, pa ndërtuar me parë by pass-et e Tiranës dhe Elbasanit nuk kanë asnjë vlerë.

Ekspertët e infrastrukturës rrugore janë mjaft të shqetësuar për atë që po ndodh realisht në investimet rrugore. /Monitor

Previous Post

Tirana sfidon Elbasanin në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

Next Post

Pritet të jetë lideri suprem i Iranit, djali i Khameneit zotëron apartamente me vlerë 50 mln paund në Londër

Next Post
Pritet të jetë lideri suprem i Iranit, djali i Khameneit zotëron apartamente me vlerë 50 mln paund në Londër

Pritet të jetë lideri suprem i Iranit, djali i Khameneit zotëron apartamente me vlerë 50 mln paund në Londër

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

October 28, 2026
Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al