Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projekti i shëndetësisë, BB bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Projekti i shëndetësisë, BB bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, i cili zgjati më shumë se një dekadë, përfundoi me rehabilitimin e infrastrukturës spitalore dhe vendosjen e sistemeve dixhitale, por pa realizuar reformën kryesore të parashikuar fillimisht që lidhej me ndryshimin e mënyrës së financimit të sektorit.

Në raportin përfundimtar, Banka Botërore identifikon si problemin kryesor mungesën e kushteve institucionale për zbatimin e reformave komplekse. Sipas raportit, “Komponenti 3 u hoq për shkak të kompleksitetit të tepruar të reformave të tij”, duke iu referuar reformës së pagesave ndaj ofruesve të shërbimeve dhe reformës farmaceutike.

Dokumenti thotë se komponenti ishte projektuar “pa kushtet e nevojshme mundësuese”, ndërsa zbatimi u pengua nga “kapaciteti i dobët institucional”, “lidershipi i paqëndrueshëm” dhe një mjedis “politikisht rezistent” brenda Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Deri në ristrukturimin e parë, në fund të vitit 2018, të gjithë treguesit e lidhur me reformën e financimit kishin mbetur në nivelin bazë, duke çuar në “eliminimin e të gjithë komponentit”.

Ky vendim erdhi në një moment kur projekti kishte realizuar vetëm 10% të disbursimeve, më shumë se tre vjet pas miratimit.

Banka Botërore thotë se ristrukturimi i vitit 2018 synoi të “thjeshtonte një dizajn tepër ambicioz”, ndërsa fokusi u zhvendos nga reformat institucionale drejt ngritjes së kapaciteteve bazë.

Projekti u miratua në janar 2015 dhe duhej të mbyllej në shkurt 2021. Ai u shty katër herë dhe përfundoi vetëm në shtator 2025, pas një periudhe zbatimi prej “10 vjetësh dhe 7 muajsh”.

Megjithëse reforma e financimit u braktis, projekti realizoi një pjesë të investimeve në dixhitalizim.

Sistemi Rajonal i Informacionit Spitalor u vendos në 11 spitalet rajonale. Raporti thotë se sistemi “u krijua dhe ishte funksional”, por përdorimi mbeti nën objektiv.

Regjistrimi elektronik i pacientëve arriti në 37.75%, kundrejt objektivit prej 40%. Banka e vlerëson këtë tregues si “pothuajse të arritur”, ndërsa thekson se të dhënat ishin të disponueshme vetëm për katër spitale. Një tjetër problem i evidentuar lidhet me prokurimet.

Raporti përmend “vonesa fillestare nga planifikimi dhe koordinimi i dobët”. Hospital Masterplan dështoi të prokurohej tre herë mes viteve 2016 dhe 2018 për shkak të “buxhetit të pamjaftueshëm” dhe termave të referencës jo të përshtatshëm.

Edhe tenderi për sistemin RHIS u përball me vonesa. Procedura nisi në vitin 2019, kontrata u nënshkrua vetëm në mars 2021 dhe sistemi u bë plotësisht operacional në të 11 spitalet vetëm në vitin 2025.

Në përfundim, Banka Botërore e vlerëson rezultatin e përgjithshëm të projektit si “mesatarisht të kënaqshëm”, ndërsa cilësinë e monitorimit dhe vlerësimit si “modeste”.

Raporti vlerëson se në vazhdim “komponentët e mëdhenj të reformës duhet të paraprihen nga një vlerësim i ekonomisë politike dhe gatishmërisë institucionale”.

Të dhëna për projektin

Projekti i Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri u miratua në janar 2015, me një financim fillestar prej 32.1 milionë eurosh, dhe më pas u zgjerua me 25 milionë euro financim shtesë, duke e çuar vlerën e rishikuar në 57.1 milionë euro.

Ai ishte konceptuar mbi katër shtylla kryesore: përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës spitalore, zgjerimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, reformën e financimit të sektorit dhe menaxhimin e monitorimin e projektit.

I planifikuar fillimisht të mbyllej më 28 shkurt 2021, projekti u shty katër herë dhe përfundoi më 30 shtator 2025. Sipas raportit, zbatimi zgjati gjithsej 127 muaj, ose “10 vjet dhe 7 muaj”, me shtyrje kumulative prej 55 muajsh.

Kostoja faktike e projektit arriti në 54.68 milionë euro. Komponenti më i ndjeshëm, reforma e financimit shëndetësor, u hoq gjatë zbatimit, pasi sipas raportit ishte projektuar “pa kushtet e nevojshme mundësuese”./ N.Maho, MONITOR

Tags: BBProjekti i shëndetësisë
Previous Post

Alo Policia? UBA BANK më vodhi paratë

Next Post

Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

Next Post
Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al