Monday, November 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pritë shqiptarit në Itali, hetuesit dyshojnë për larje hesapesh

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pritë shqiptarit në Itali, hetuesit dyshojnë për larje hesapesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri në Certosa di Pavia, në Itali. Shqiptari, i cili punonte si murator, është qëlluar nga një automjet në lëvizje, ndërsa ndodhej në shoqërinë e një miku dhe kolegu të tij, gjithashtu shqiptar.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë. Të njëjtën gjë raportohet edhe për mikun që e shoqëronte, ndaj hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 19:30 të së shtunës. Dy shqiptarët sapo kishin dalë nga një lokal, ku kishin qëndruar për të pirë diçka së bashku, dhe po ktheheshin drejt banesave të tyre, ku i prisnin familjarët për darkë.

Miku i 43-vjeçarit e kishte parkuar automjetin në zonën e Conca del Naviglio dhe kishte planifikuar ta shoqëronte atë deri në shtëpi. Të dy u nisën në këmbë drejt parkingut dhe, në momentin që kishin mbërritur pranë automjetit, një makinë kaloi në rrugën Viale del Monumento dhe u hap zjarr ndaj tyre.

Automjeti, marka dhe modeli i të cilit nuk u identifikuan nga dëshmitari i vetëm okular, po lëvizte në drejtim të semaforit në kryqëzimin me ish-rrugën shtetërore 35, të njohur si “dei Giovi”.

Makina uli shpejtësinë, por nuk u ndal dhe as nuk hyri në parking. Nga dritarja e përparme në anën e djathtë, në krahun e pasagjerit, një person që ndodhej brenda saj qëlloi me pistoletë.

Një plumb i kalibrit 7.65 mm goditi 43-vjeçarin në anën e trupit, pranë zonës së ijëve.

Menjëherë pas ngjarjes, miku i tij telefonoi shërbimet e urgjencës, si dhe familjarët e të plagosurit. Megjithatë, pa pritur mbërritjen e ambulancës, familjarët e transportuan vetë me automjet drejt urgjencës së Spitalit Poliklinik San Matteo në Pavia.

Shqiptari mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë. Plumbi i kishte shpuar njërën prej mushkërive, ndërsa mjekët e shtruan në repartin e terapisë intensive. Ai ndodhet me prognozë të rezervuar dhe vijon të jetë në rrezik për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, hetimet u morën në dorë nga Sektori i Hetimit i Drejtorisë së Policisë në Pavia.
Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e automjetit nga i cili u qëllua dhe personave që ndodheshin brenda tij.
Dyshohet se në makinë kanë qenë dy persona: drejtuesi i automjetit dhe autori i të shtënave. Pas atentatit, automjeti dyshohet se ka vijuar lëvizjen drejt semaforit në rrugën shtetërore, ku ka marrë kthesën djathtas në drejtim të Milanos.
Deri më tani, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një larje hesapesh, megjithëse as 43-vjeçari i plagosur dhe as miku i tij nuk rezultojnë të kenë lidhje me qarqe kriminale.

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Sektori i ndërtimit nuk është i përjashtuar nga ndërthurja me interesa kriminale dhe dyshohet se njëri prej dy shqiptarëve mund të jetë përfshirë, pa dëshirën e tij, në ndonjë konflikt me persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Rrethanat dhe motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tags: Italilarje hesapeshpriteSHQIPTARI
Previous Post

Përplaset nga makina një këmbësor në Elbasan, plagoset rëndë

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

Një tjetër sukses kuqezi, Lara Colturi triumfon me podium në pistat e Finlandës

November 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pritë shqiptarit në Itali, hetuesit dyshojnë për larje hesapesh

Pritë shqiptarit në Itali, hetuesit dyshojnë për larje hesapesh

November 16, 2026
Përplaset nga makina një këmbësor në Elbasan, plagoset rëndë

Përplaset nga makina një këmbësor në Elbasan, plagoset rëndë

November 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al