Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjyqin e fraksionit të ndarë të fashikullit “Veliaj” me 11 të pandehur është mbajtur mbrojtja e të pandehurve Fatjon Baçi dhe Adela Kondakci, ish-financiere e disa kompanive.

Ish-polici i burgjeve Baçi, përmes avokatit, tha se ishte ndikuar për t’ia dhënë telefonin Erion Veliajt nga pushteti i kryebashkiakut dhe personit që ai përfaqësonte dhe se Veliaj nuk kishte bërë asnjë krim duke folur me të vëllain.

Ndërkohë, avokati i të akuzuarës Kondakci kërkoi lehtësira, pasi ajo kishte ndihmuar drejtësinë. Në proces, siç tha Anila Hoxha, avokati i Kondakci tha se klientja e tij ka pranuar të marrë pjesë në abuzim me ligjin, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Ajola Xoxës.

Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka pasur kosto për transparencën e saj, tha avokati. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë, vijoi më tej mbrojtësi për klienten e tij.
Nga ana tjetër, mbrojtja e ish-policit deklaroi: “Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare, që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, pohoi mbrojtja.

Seanca u shty për në datën 23 korrik mbasi avokatët kërkuan kohë të plotësojnë konkluzionet.

Tags: burgpoliciveliaj
Previous Post

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Next Post

4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Next Post
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

October 12, 2026
Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al