Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Librazhdit, ku një banesë e marrë me qeta me qira është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit në ambientet e brendshme, në banesë ndodhej çifti dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Sipas të dhënave zyrtare, banesa e marrë me qira nga shtetasi Glerdian Blloku, 37 vjeç, është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, ndonëse situata ka qenë tejet e rrezikshme, ka kaluar pa humbje jete falë ndërhyrjes jashtëzakonisht të shpejtë të shërbimit zjarrfikës me mjete dhe forca të shumta të cilët me profesionalizëm kanë evituar një tragjedi me viktima.








