Vijojnë përplasjet e studentëve me policinë e shtetit, këtë të martë përballë Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë sërish shkëputën kangjellat e trotuarit dhe i vendosën në mes të rrugës së Durrësit. Sakaq, policia nga krahu tjetër u pozicionua me autobotin e ujit dhe FNSH.
Ata filluan të hedhin ujë në drejtim të studentëve, ndërsa këta të fundit nuk largohen duke goditur me gurë policinë.








