Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka vënë në pranga gjatë natës,  në fshatin Xarrë, një 27-vjeçar i cili po transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga Egjipti, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.

I arrestuari i aksionit të koduar “Distanca” është Erind Yzeiraj, banues në Patos.

Aksioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative dhe kontrolleve në brezin kufitar. Si provë materiale u sekuestrua edhe mjeti me të cilin bëhej transporti i klandestinëve drejt vendeve të BE-së.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve intensive dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Distanca”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi:

-E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas u kap në flagrancë, gjatë natës, në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë, dhe synonin të kalonin ilegalisht në vendet e tjera të BE-së. 

Automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Previous Post

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur, detajet

Next Post

Rama mbledh krerët e bashkive, Garda nuk lejon kryebashkiakun e Pukës

Next Post
Rama mbledh krerët e bashkive, Garda nuk lejon kryebashkiakun e Pukës

Rama mbledh krerët e bashkive, Garda nuk lejon kryebashkiakun e Pukës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al