Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plagosja e nxënësit në Delvinë, babai tregon detajet: Sherri nisi brenda në shkollë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Plagosja e nxënësit në Delvinë, babai tregon detajet: Sherri nisi brenda në shkollë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar më 6 mars në gjimnazin “Sulejman Delvina” në Delvinë, ku mbeti i plagosur një nxënës 17-vjeçar. Babai i të miturit të plagosur, ka rrëfyer momentet e konfliktit mes djalit të tij dhe një nxënësi tjetër, që përfundoi me përdorimin e thikës. Sipas tij, gjithçka nisi brenda ambienteve të shkollës dhe më pas u përshkallëzua jashtë saj.

Ai tregoi se djali i kishte rrëfyer se përplasja e parë kishte ndodhur në tualetin e shkollës, ku ishte goditur me shqelm nga bashkëmoshatari, edhe pse, sipas tij, i kishte thënë se nuk kishte asnjë konflikt me të dhe madje i kishte kërkuar ndjesë nëse kishte bërë ndonjë gabim.

Sipas babait, situata u mbyll për momentin në shkollë, ndërsa në vend kishte qenë edhe drejtori. Më pas, nxënësi tjetër kishte marrë një orë leje dhe ishte larguar nga shkolla.

“Kur djali im doli nga shkolla, një shok e thirri duke i thënë se e kërkonte ai. Djali ishte me një shok tjetër. Autori kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë një thikë. Kur u afrua për ta goditur, shoku i djalit tim i doli përpara për ta ndaluar dhe në atë moment iu pre dora”, ka treguar ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Babai shtoi se më pas autori është përpjekur ta godasë djalin në zemër, por 17-vjeçari kishte kthyer shpatullën, duke marrë katër goditje me thikë.

“Më tha se e qëlloi katër herë rresht. Më pas e çuan në spital në Delvinë dhe më vonë e nisën për mjekim më të specializuar në Sarandë”, u shpreh ai.

Sipas familjarit, mjekët fillimisht kishin thënë se djali nuk ishte jashtë rrezikut për jetën, por plagët ishin të mëdha për shkak të goditjeve me thikë.

Pas incidentit, nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” protestuan më 6 mars para Komisariatit të Policisë në Delvinë. Ata pretenduan se konflikti mes dy të rinjve ishte i njohur më herët dhe se situata ishte denoncuar në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin.

Nxënësit kritikuan mënyrën se si u menaxhua ngjarja, duke theksuar se një nga të përfshirët u lejua të largohej nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor dhe se prindërit nuk u njoftuan për atë që kishte ndodhur.

Babai i 17-vjeçarit tha gjithashtu se familjarët e autorit kanë kërkuar falje pas ngjarjes.

Ndërkohë, nxënësit e shkollës kanë protestuar në lidhje me ngjarjen, teksa kërkojnë masa konkrete nga institucionet për të garantuar sigurinë në shkolla, duke theksuar se neglizhimi i rasteve problematike mund të çojë në pasoja edhe më të rënda.

Previous Post

Kush do e marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, mbyllet sot afati i aplikimeve

Next Post

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

Next Post
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al