Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plagosja e deputetit Çela në Lushnje, pikëpyetje për pronësinë e magazinës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Plagosja e deputetit Çela në Lushnje, pikëpyetje për pronësinë e magazinës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që deputeti Bujar Çela po merr trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës, pas plagosjes në shpërthimin e një kapanoni në Lushnje, pasditen e së Premtes, ende nuk është sqaruar se për cilën arsye gjendej në vend-ngjarje ligjvënësi socialist.

Policia, në variantin paraprak për ngjarjen, nuk e përmend se në pronësi të kujt ishte magazine në të cilën po bëheshin punime, dhe ku mbetën të vdekur vinçieri Roland Verçani dhe djali i tij, Elidoni, si edhe u plagosën 7 të tjerë, mes të cilëve Çela.

Raportimet lokale e lidhin Çelën me pronësinë e kapanonit, megjithëse nuk u tregua asnjë dokument deri më tani.

Ndërkohë që “Zëri i Amerikës”, në një raportim për ngjarjen, deklaroi ndër të tjera se “mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi”.

“Boldnews.al” verifikoi të dhëna e dokumente zyrtare, të paktën ato që janë publike, në bazë të të cilave rezulton që as Bujar Çela dhe as familjarët e tij, nuk kanë në pronësi kapanon apo biznes në zonën ish-fabrikës së Plasmasit, në Lushnje.

Ekziston një lidhje e largët mes ligjvënësit Çela dhe zonës ku ka ndodhur shpërthimi, i cili besohet deri më tani se ka ardhur si shkak i kontaktit të vinçit me kabllot elektrikë të tensionit të lartë.

Në deklaratën e pasurisë “para fillimit të detyrës”, të plotësuar në vitin 2015, deputeti Bujar Çela deklaron të ardhura nga pozicioni i administratorit dhe pronarit të shoqërisë “ALSI” shpk.

Në foto: Deputeti Bujar Çela deklaron në formularin e pasurisë “para fillimit të detyrës” të ardhura nga pozicioni si administrator i ‘ALSI” shpk

Selia e parë e kompanisë ka qenë “Stan-Karbunarë”, në Lushnje. Prej vitit 2010, “ALSI” shpk ka të shënuar si adresë “Lagja 18 Tetori”, godinë 1-katëshe, pranë Rotondos, ish-fabrika e Plasmasit, Lushnje”, me objekt veprimtarie prodhim gëlqereje e punime ndërtimore.

Në foto: Kompania “ALSI” shpk shënon si adresë “Pranë rotondos së plasmasit”, Lushnje, në vitin 2010

Pra, adresa e shënuar përkon afërsisht me vendin ku ndodhi ngjarja e djeshme.

Shoqëria ishte krijuar në vitin 1997 dhe e ka pezulluar aktivitetin e saj në vitin 2012.

Gjithashtu, referuar deklaratës fillestare të pasurisë, Çela deklaron si asete të paluajtshme një godinë tre-katëshe në Lushnje, një apartament në Tiranë, një në Durrës, si edhe tri sipërfaqe tokë bujqësore, të cilat, sipas përcaktimit, i takojnë zonës rurale dhe jo zonën industriale, ku gjendej biznesi “ASLI” shpk.

Në Prill të vitit 2018, Bujar Çela vendos t’i dhurojë 100 përqind të aksioneve të shoqërisë “ASLI” shpk tek Erigert Gorovelli.

Në foto: Në Prill 2018, deputeti Bujar Çela ia dhuron të gjitha aksionet e kompanisë Erigert Gorovellit

Sipas kontratës së dhurimit, ligjvënësi Çela heq dorë nga të gjitha të drejtat dhe kuotat që ka pasur deri në atë kohë mbi kompaninë “ASLI” shpk.

Pra ai pranon se nuk ka më asnjë të drejtë pronësore mbi çdo pasuri të luajtshme apo të paluajtshme të kompanisë.

Ndërkohë, shoqëria ‘Asli” shpk vijon të jetë ende me statusin “e pezulluar”.

Në foto: Shoqëria “ALSI”, në pronësi të Erigert Gorovelli, ka pezulluar aktivitetin që në vitin 2018

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat e pasurisë së deklaruar ndër vite nga deputeti Bujar Çela, përveç formularit të interesave private për vitin 2021, të cilat, për arsye të paqarta, nuk bëhen publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Nga verifikimi i të dhënave në këto formularë, rezulton se asnjë prej familjarëve të afërt të ligjvënësit Çela, përfshirë bashkëshorten dhe dy djemtë madhorë, nuk kanë pasuri apo interesa financiare në zonën ku ndodhi shpërthimi tragjik të premten e kësaj jave.

Referuar këtyre të dhënave, vijon të mbetet e paqartë se përse është ndodhur deputeti Çela në vendin e shpërthimit.

Gjithësesi, opsionet mbi pronësinë mbeten të hapura. Ai ose familjarët e tij mund ta kenë blerë kapanonin e shpërthyer në vitin 2021 dhe e ka shënuar në ato deklarata që nuk bëhen publike nga ILDKPKI, ose e ka blerë gjatë vitit 2023, të cilën mund ta deklarojë deri në fund të marsit të këtij viti, kur përfundon afati i deklarimit.

Ose, në rast se nuk e ka në pronësi, ndoshta mund të ketë qenë rastësi prania e tij në zonën e shpërthimit ose ndonjë takim i mundshëm i tij me elektoratin, tashmë që Partia Socialiste deklaron se ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të parashikuara për në vitin 2025.

Gjithësesi, pikëpyetjet mbi pronësinë e magazinës dhe pozicionin e deputetit Bujar Çela në këtë histori mund të zbardhen gjatë hetimeve më të thelluara për shkaqet e incidentit tragjik, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën shtatë të tjerë./Boldnews/

Previous Post

Festë në Shkodër, Vllaznia dominon Tiranën dhe afrohet me kreun

Next Post

Si të humbasësh peshë duke ecur, këshillat për një rezultat të shpejtë

Next Post
Si të humbasësh peshë duke ecur, këshillat për një rezultat të shpejtë

Si të humbasësh peshë duke ecur, këshillat për një rezultat të shpejtë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al