Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PISA 2025/ Alarm për arsimin shqiptar: 4 në 10 nxënës shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë në shkencë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
PISA 2025/ Alarm për arsimin shqiptar: 4 në 10 nxënës shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë në shkencë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të mbetet ndjeshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së në shkencë, matematikë dhe lexim në PISA 2025, ndërsa të dhënat shoqërohen edhe me një paralajmërim metodologjik për mënyrën e përzgjedhjes së kampionit.

 

Rezultatet e publikuara sot nga OECD tregojnë se nxënësit 15-vjeçarë shqiptarë kanë marrë mesatarisht 435 pikë në shkencë, kundrejt 482 pikëve të mesatares së OECD-së. Në matematikë, Shqipëria ka marrë 433 pikë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 463 pikë.Situata paraqitet edhe më problematike në lexim, ku nxënësit shqiptarë kanë marrë mesatarisht 408 pikë, 53 pikë më pak se mesatarja e OECD-së prej 461 pikësh.

 

Alarm në shkenca

 

Një tjetër tregues shqetësues është përqindja e nxënësve me performancë të ulët në shkencë. Në Shqipëri, 38.5% e nxënësve konsiderohen me performancë të ulët, ndërsa mesatarja e OECD-së është 25.7%.

 

Në krahun tjetër, vetëm 0.6% e nxënësve shqiptarë arrijnë nivelet më të larta të performancës në shkencë, krahasuar me 7.2% në vendet e OECD-së.

 

Kjo tregon një hendek të fortë jo vetëm në nivelin mesatar të nxënësve, por edhe në numrin e të rinjve që arrijnë nivelet më të avancuara të kompetencave shkencore.

 

Shqipëria me kufizime në kampion

 

Por rezultatet shqiptare vijnë me një rezervë të rëndësishme metodologjike.

 

Sipas dokumentit teknik të PISA 2025, gjatë mbledhjes së të dhënave në Shqipëri shkollat me më pak se 21 nxënës të përshtatshëm për PISA nuk u kontaktuan për të zhvilluar testimin.

 

Kjo krijoi një boshllëk në mbulimin e kampionit. Dokumenti vlerëson se shkollat që nuk morën pjesë mund të jenë të përqendruara në mënyrë disproporcionale në zona rurale dhe socio-ekonomikisht të pafavorizuara, me popullsi që historikisht ka pasur rezultate më të ulëta akademike.

 

Për këtë arsye, OECD thekson se raportimi i rezultateve të Shqipërisë është i kufizuar dhe se të dhënat duhet të interpretohen me kujdes, pasi një ose më shumë standarde të kampionimit të PISA-s nuk janë përmbushur.

 

Në analizën e potencialit të paragjykimit, dokumenti teknik përcakton një kufi të poshtëm të mundshëm prej 428 pikësh për mesataren në shkencë, ndërsa edhe në një skenar negativ të fortë ndikimi i paragjykimit vlerësohet se nuk ka gjasa të kalojë 7.5% të një devijimi standard.

Previous Post

Mohoi se u dhunua nga Joz Marku, Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PISA 2025/ Alarm për arsimin shqiptar: 4 në 10 nxënës shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë në shkencë

PISA 2025/ Alarm për arsimin shqiptar: 4 në 10 nxënës shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë në shkencë

September 8, 2026
Mohoi se u dhunua nga Joz Marku, Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin

Mohoi se u dhunua nga Joz Marku, Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al