Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë vizat për Shqipërinë, duke mohuar kategorikisht një vendim të tillë dhe duke akuzuar kritikët për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.
Në një deklaratë publike, Rama u shpreh se SHBA nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, por sipas tij bëhet fjalë për një pezullim të përkohshëm të lejeve të punës për 75 vende të botës, përfshirë edhe disa vende të Ballkanit, mes tyre Shqipëria dhe Kosova.
Megjithatë, në vend që të sqarojë me transparencë ndikimin konkret që ky vendim ka për qytetarët shqiptarë, Kryeministri zgjodhi një ton përçarës, duke sulmuar ata që ai i quajti “të hedhur përpjetë”, të cilët sipas tij po përhapin panik dhe çoroditje në publik.








