Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytja në Porto Romano/ Skandali, Rama fryu me 8 mln euro faturën për “2T” dhe “Adriatik”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përmbytja në Porto Romano/ Skandali, Rama fryu me 8 mln euro faturën për “2T” dhe “Adriatik”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Zona e ish-Kënetës dhe Porto Romano-s në Durrës janë përmbytur thuajse tërësisht në këtë fillim janari, për të tretën brenda 12 muajve.

Një investim me vlerë 20 milionë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Bashkisë së Durrësit, për rehabilitimin e rrjetit kullues në zonën periferike dhe problematike të qytetit bregdetar, i aplikuar në vitet 2021-2022, rezulton tërësisht defektoz.

Ndërkohë që situata më e fundit ka vënë pikëpyetje mbi mënyrën se si është zbatuar projekti nga kompanitë fituese të tenderit, “2T” dhe “Adriatik”, disa dokumenta të konsultuar nga “Boldnews.al” mundohen të hedhin dritë mbi një situatë, e cila duket se përbën një skandal të vërtetë financiar.

Në diskutim është një shumë prej 8 milionë eurosh, të cilat, kryeministri Edi Rama, me firmën e tij, ia ka shtuar “me një majë lapsi” projektit të propozuar nga Bashkia e Durrësit.

Një majë lapsi, 8 mln euro shtesë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 goditi më së shumti qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij. Dhjetra godina shtetërore e private si edhe pjesë të infrastrukturës publike u dëmtuan nga lëvizjet sizmike, duke kërkuar riparime emergjente.

Këshilli Bashkiak i Durrësit, me vendimin nr.87 të datës 12 korrik 2021, miratoi projektin me objekt “Studim e projektim të rehabilitimit të infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit Durrës”.

Sipas analizës financiare të kryer nga Bashkia e Durrësit, realizimi i këtij projekti përllogaritej në shumën 1.491.363.069 lekë të reja ose saktësisht 12.075.814 euro.

Projekti ishte pjesë e programit të Rindërtimit dhe, miratimi i tij duhej të kalonte më parë nga Këshilli i Ministrave.

Qeveria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi vendimin nr. 514, dt. 18 shtator 2021 “Për përdorimin e fondit për financimin e zbatimit, mbikqyrjen dhe kolaudimin për rehabiltimin të infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit Durrës”.

Por, sipas këtij vendimi, shuma e nevojshme për realizimin e projektit ishte 1.990.639.140 lekë të reja (rreth 20 milionë euro), ose rreth 8 milionë euro më shumë se sa parashikimi që kishte bërë Bashkia e Durrësit.

Bazuar në këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, Këshilli Bashkiak i Durrësit, me propozimin e Emirjana Sakos, e cila në atë kohë ishte zv.kryetare e Bashkisë, me funksionet e kryetares, miratoi vendimin nr. 116, dt. 30 nëntor 2021, bëri detajimin e fondit të përfituar.

Sipas dokumentit të konsultuar nga “Boldnews.al”, fondi qeveritar prej afërsisht 20 milionë euro, ndahej sipas zërave: 1. Rehabilitimi i infrastrukturës, 1.972.599.399 lekë të reja; 2. Mbikqyrja, 17.345.943 lekë të reja, dhe; 3. Kolaudimi, 693.837 lekë të reja. Në total, 1.990.639.140 lekë të reja.

Fituesit, “qeveritarë” të Ramës

Bashkia e Durrësit shpall tenderin e “emergjencës” për rehabilitimin e kanaleve në zonën e Porto Romano-Kënetës në 25 tetor 2021. Procedura zgjat vetëm dy javë. Në garë marrin pjesë dy konkurentë.

“Gjoka Konstruksion” paraqet ofertën 1.972.087.306 lekë. Ndërsa bashkimi i operatorëve “2T” & “Vëllezërit Hysa” & “Adriatik” paraqesin një ofertë vetëm 1.3 milionë lekë të reja më të ulët se konkurenti, duke u shpallur edhe fitues.

Oferta e bashkimit të operatorëve ishte në vlerën 1.970.730.718 lekë ose 99.9 përqind e fondit limit.

Dy prej kompanive që përbënin bashkimin e operatorëve fitues njihen për lidhjet shumë të ngushta me qarqet e larta qeveritare.

Një ndër aksionerët kryesorë të kompanisë “2T” është Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, ish-komandatit jetëgjatë të Gardës së Republikës gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe aktualisht kryebashkiak socialist në Bashkinë e Tepelenës.

Ndërsa shoqëria “Adriatik” është në pronësi të familjarëve të ish-drejtorit të Ujësjellësit Durrës, Spartak Kovaçi, i njohur për lidhjet e tij shumë të ngushta me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Previous Post

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital

Next Post

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Next Post
Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al