Thursday, August 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour Awards, organizuar nga International Airport Review.

TIA është një nga gjashtë aeroportet finaliste të këtij viti, përkrah aeroporteve të Nju Jorkut, Mynihut, Vjenës, Pittsburghut dhe Buenos Airesit.

International Airport Review është një platformë profesionale ndërkombëtare, e dedikuar industrisë së aeroporteve dhe aviacionit. Përmes Airport Honour Awards, ajo vlerëson arritjet dhe zhvillimet në sektorin aeroportual, ndërsa finalistët përzgjidhen përmes një procesi vlerësimi nga ekspertë dhe drejtues të industrisë së aviacionit.

Çmimi “Aeroporti i Vitit” vlerëson performancën e përgjithshme të aeroporteve në fusha kyçe si efikasiteti operacional, eksperienca e pasagjerëve, inovacioni dhe qëndrueshmëria.

Përzgjedhja e TIA-s mes finalistëve vjen pas një periudhe transformimi dhe rritjeje të konsiderueshme, falë investimeve të ndërmarra nga Grupi Kastrati në pesë vitet e fundit. Nga 3.3 milionë pasagjerë në vitin 2019, aeroporti kapërceu shifrën rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh në vitin 2024, për të vijuar me 11.6 milionë në vitin 2025, ndërsa për vitin 2026 parashikohet që aeroporti t’u shërbejë rreth 13.3 milionë pasagjerëve.

Kjo rritje është shoqëruar me investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe kapacitete, përfshirë edhe investimet e realizuara gjatë vitit 2026. Terminali i pasagjerëve është trefishuar në madhësi, janë shtuar kapacitetet e reja të check-in-it dhe portat e reja të imbarkimit, ndërsa pista është zgjatur në 3,000 metra. Kapaciteti i pozicioneve të parkimit të avionëve është rritur nga 7 në 31 pozicione.

TIA ka investuar gjithashtu në teknologji dhe në përmirësimin e eksperiencës së pasagjerëve, përmes sistemeve biometrike të njohjes së fytyrës në kontrollin kufitar, teknologjive të avancuara të kontrollit të sigurisë, linjave të kalimit të shpejtë dhe atyre të dedikuara familjeve, si dhe përmirësimit të qarkullimit dhe hapësirave në terminal.

Në fushën e qëndrueshmërisë, TIA ka arritur Nivelin 3 – Optimization të Airport Carbon Accreditation dhe ka investuar mbi 5 milionë euro në iniciativa të qëndrueshmërisë. Projektet e energjisë së rinovueshme gjenerojnë rreth 5,700 MWh në vit dhe kanë kontribuar në reduktimin e 4,443 tonëve CO₂.

Sot, aeroporti lidhet drejtpërdrejt me rreth 120 destinacione përmes 60 kompanive ajrore partnere, duke forcuar rolin e tij në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare.

Përzgjedhja në finalen e “Aeroportit të Vitit 2026” përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke e vendosur atë përkrah aeroporteve elitare dhe duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në industrinë globale të aviacionit.

 

Tags: aeroporti i vititAeroporti Ndërkombëtar i TiranësAirport Honour AwardsGrupi KastratiInternational Airport Review
Previous Post

10 vatra zjarri në vend, 7 aktive/ Dajti dhe Gojani ndër zonat problematike

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

August 16, 2026
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026
Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

August 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

August 20, 2026
10 vatra zjarri në vend, 7 aktive/ Dajti dhe Gojani ndër zonat problematike

10 vatra zjarri në vend, 7 aktive/ Dajti dhe Gojani ndër zonat problematike

August 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al