Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimet në SKY ECC/ Si organizohej trafiku i d*ogës? Rexhep Rraja dyshohet si ‘koka’ e grupit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Përgjimet në SKY ECC/ Si organizohej trafiku i d*ogës? Rexhep Rraja dyshohet si ‘koka’ e grupit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, rezulton të ketë qenë një nga drejtuesit e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, i goditur me urdhër të SPAK disa ditë më parë.

Sipas dosjes hetimore të SPAK grupet kriminale akuzohen për trafikimin e rreth 2.4 tonëve marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Detaje të zbardhura nga dosja tregojnë konkretisht rolet e secilit prej anëtarëve të fisit Rraja në organizatat kriminale, njëri nga të cilat drejtohej prej Rexhep Rrajës, që ërshkruhet si organizatori dhe porositësi i trafikimit të 236 kilogramëve marijuanë, të kapur në doganën e Kapikules në Turqi më 26 janar 2021.

Dosja hetimore zbardh edhe komunikimet mes anëtarëve të grupit, përplasjet dhe dyshimet për tradhti.

Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës rezulton të ketë qenë edhe Përparim Rraja, pronari i gurores në Borizanë, dhe Gazmir Rraja, përfshirë shoferin që transportonte lëndën narkotike. Agim Nina ishte lidhja mes shoferit dhe pjesës tjetër të grupit, duke informuar vazhdimisht për lëvizjet e kamionit dhe procedurat në pikën kufitare Edirne–Kapikule, përmes komunikimeve në WhatsApp.

Mëngjesin e 27 janarit 2021, Gazmir Rraja sinjalizon se kamioni kishte hyrë në doganën turke një natë më parë dhe nuk kishte dalë më.

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan ai.

Gazmir Rraja flet i bindur se drejtuesi i kamionit është arrestuar.

“Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala”, vijon ai.

Një ditë më pas, Gazmir Rraja i shkruan Sefës se kamioni ishte kapur pasi shoferi kishte marrë në telefon nusen e vet dhe e kishte njoftuar për arrestimin e tij.

BISEDA:

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti Te gjith nga pak Kina pas

Previous Post

Kukësi, Hasi, Dibra/ Zonat që kanë ‘mbushur’ Anglinë me shtëpi bari

Next Post

Mbledhja e grupit të PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Next Post
Mbledhja e grupit të PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Mbledhja e grupit të PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al