Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Për herë të parë buxheti po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Për herë të parë buxheti po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një tendencë që shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes të jenë më të larta se ato të investimeve në 4-mujorin e parë të vitit.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Financave mbi ecurinë buxhetore për periudhën 4-mujore vitit 2026 tregojnë përmbysje jo të zakontë të raporteve mes dy zërave kryesorë të shpenzimeve publike.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë arritur në 17,7 miliardë lekë gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Nga ana tjetër, shpenzimet kapitale, të cilat përfaqësojnë investimet publike në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë strategjike, janë 14,8 miliardë lekë ose 16.5 për qind më të ulëta se shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes.

Kjo ecuri thellon tendencën e nisur në vitin 2025, duke dëshmuar se paratë e taksapaguesve po shkojnë më shumë për të mbajtur në punë aparatin shtetëror dhe strukturat ekzistuese në vend që të zhvillojnë projekte të reja që gjenerojnë rritje ekonomike afatgjatë.

Në vende në zhvillim si Shqipëria me nevoja të mëdha për infrastrukturë fizike ky raport nuk konsiderohet normal. Shpenzimet kapitale janë motori kryesor i zhvillimit, pasi çdo lek i investuar në infrastrukturë ka një efekt multiplikator në ekonomi, krijon vende pune dhe rrit produktivitetin. Teksa shpenzimet e mirëmbajtjes dhe ato operative dominojnë mbi kapitalet, po tregon se janë lënë pas dore investimet e reja.

Investimet kapitale kanë një monitorim më të qartë, për shkak të natyrës së punës, shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë një shkallë më të lartë abuzimi, tha një ekspert pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare. Infrastruktura rrugore e vendit, duke përfshirë edhe akset që janë ndërtuar së fundmi (rruga e Arbrit) janë në gjendje të mjerueshme.

Ura në rrugën e Kombit është mbyllur në njërin krah pasi paraqet rrezik për shkak të ndërtimit difektoz, teksa çarje të mëdha kanë nisur në murin mbajtës të rrugës në segmentin Kukës-Morinë. Akse për të cilat qeveria nga buxheti financon mirëmbajtjen nuk kanë asnjë punonjës në rrugë. Shembulli më qartë është autostrada nga mbikalimi i Rinasit në Durrës, e cila është tërësisht e rrënuar.

Zëri buxhetor “Shpenzime Operative dhe Mirëmbajtje” nuk përfshin vetëm rrugët, por të gjitha kostot e funksionimit të makinerisë shtetërore. Brenda këtij zëri futen faturat e dritave dhe ujit të institucioneve, karburanti për makinat e administratës, blerjet e letrave dhe pajisjeve të zyrave, qiratë e ndërtesave qeveritare, si dhe shërbimet e konsulencës apo të IT-së.

Vitet e fundit, me digjitalizimin e shërbimeve, kostot e mirëmbajtjes së sistemeve softuerike dhe serverëve qeveritarë, përfshirë kontratat e majme të mirëmbajtjes së tyre kanë marrë një pjesë gjithnjë e më të madhe dhe tani janë nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e parave që figurojnë si mirëmbajtje apo shpenzime korrente shkojnë për të paguar faturat vjetore të kontratave të Koncesioneve dhe PPP-ve. Pagesat e rregullta që i bëhen privatit çdo vit, sidomos për kontratat në shëndetësi shpesh klasifikohen si transferta ose shpenzime korrente operative.

Në vend që të ketë një strategji kombëtare dhe afatgjatë për mirëmbajtjen e akseve rrugore, paratë shpesh ndahen në dhjetëra tenderë të vegjël e të fragmentuar për ndërhyrje emergjente, gjelbërim apo sinjalistike. Kjo formë copëzimi rrit kostot administrative dhe ul kontrollin mbi cilësinë. i tillë është rasti i Autostradës Tiranë -Durrës, e cila në harkun e dhjetëve viteve po shpenzohem miliona euro për tretën herë për gjelbërimin, ku fillimisht u mbollën, palma, pastaj pisha dhe tani pas zgjerimit do të ketë një konfigurim të ri për gjelbërimin./ Monitor

Tags: buxhetishqiperia
Previous Post

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

Next Post

Vendet vakante për drejtimin e Policisë në Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës, 21 efektivë në garë (EMRAT)

Next Post
Vendet vakante për drejtimin e Policisë në Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës, 21 efektivë në garë (EMRAT)

Vendet vakante për drejtimin e Policisë në Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës, 21 efektivë në garë (EMRAT)

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al