Motra e Pëllumb Metës ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen.
Ajo pretendon se vëllai i saj nuk ishte dhunues, por e kundërta, pasi përkëdhelte fëmijët, sidomos Hygertën.
Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri-tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve.
Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën. O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me para borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat.