Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD padit në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe dekretimin e Diellës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
PD padit në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe dekretimin e Diellës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot dy padi në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ndryshimeve të bëra në Rregulloren e Kuvendit si dhe për shfuqizimin e dekretimit të ministres virtuale për Inteligjencën Atificiale, Diella.

Konkretisht PD kërkon shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit për shtimin e komisioneve parlamentare. Gjithashtu, kërkohet pezullimi i vendimit deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas PD-së, ndryshimet e njënanshme në rregulloren e Kuvendit “cenojnë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) në kompetencën kushtetuese të pushtetit legjislativ (Parlamentit) për vetërregullimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij.

Gjithashtu në kërkesë-padi thuhet se ndryshimet janë “shqyrtuar dhe miratuar gjatë një mbledhje të seancës plenare të Kuvendit të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, e për rrjedhojë vetë mbledhja dhe vendimmarrjet e tij nuk sjellin asnjë pasojë, janë nul”.

PD nënvizon se ndryshimet janë shqyrtuar dhe miratuar nëpërmjet procedurës së përshpejtuar pa respektuar kalimin e afatit 1-javor të sanksionuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Seanca ka cenuar parimin e demokracisë përfaqësuese, në drejtim të lirisë së shprehjes, pasi deputetëve, në kundërshtim me Kushtetutën iu mohua e drejta e fjalës”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si të papajtueshëm më Kushtetutën të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Sipas PD-së, “dekretimi i Diellës cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi Presidenti krijon një strukturë të re ministrore (ministrin virtual të inteligjencës artificiale), dhe i cakton Kryeministrit përgjegjësi të reja (për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual)”.

“Dekreti cenon organin kushtetues të ministrit, pasi Presidenti krijon një “ministër virtual”, i cili nuk përmbush cilësitë kushtetuese të emërimit si ministër, procedurat e emërimit dhe betimit të tij, si dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive”, theksohet në kërkesën e PD-së.

Një tjetër pikë, sipas PD-së, është se shkelen në mënyrë flagrante disa nene të Kushtetutës, që lidhen me kompetencat e Presidentit të Republikës, kompetencat e Kryeministrit, Këshillit të Ministrave, cilësitë e ministrit, procedurën e emërimit dhe betimit të tij, ushtrimin e kompetencave ministrore.

Previous Post

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, ja kush mund ta zëvendësojë

Next Post

Drone të dyshimtë në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, autoritetet: Sulmi më serioz

Next Post
Drone të dyshimtë në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, autoritetet: Sulmi më serioz

Drone të dyshimtë në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, autoritetet: Sulmi më serioz

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën 39-vjeçare

Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën 39-vjeçare

November 3, 2026
Qafë Botë rikthen orarin dimëror, ja në çfarë orari do të funksionojë pika kufitare me Greqinë

Qafë Botë rikthen orarin dimëror, ja në çfarë orari do të funksionojë pika kufitare me Greqinë

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al