Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

PD me fakte të reja për Inceneratorin e Tiranës

Editor by Editor
November 1, 2023
in POLITIKE
0
PD me fakte të reja për Inceneratorin e Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë me kërkesë të SPAK kryedemokrati  Sali Berisha u vu në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ i akuzuar për përfshirjen në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Ndërsa sot PD ka publikuar fakte të reja për Inceneratorin e Tiranës të cilat implikojnë drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka faktuar se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

Deklarata e plotë:

Sot po publikojmë të tjera fakte dhe prova se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

Një vit pas nënshkrimit të kontratës korruptive për inceneratorin e Tiranës, në datën 18 tetor 2018, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes katër palëve: Inceneratorit fantazmë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.

Kjo marrëveshje, siç do ta zbërthejmë më poshtë, ka si synim vënien nën kontroll të ndërtuesve, favorizimin e miqve të kryetarit të Bashkisë, si dhe vënien e administratës së Bashkisë Tiranë në dispozicion të biznesit korruptiv të dherave.

Vetëm përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakortësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.

Dua t’i ritheksoj edhe një herë palët në marrëveshje:

1. Inceneratori fantazëm i Tiranës;

2. Policia Bashkiake e Tiranës;

3. Drejtori i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha;

4. Inspektorati i Mjedisit Tiranë.

E para, si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të Bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazëm? A mund ta kuptojë njeri, se si një drejtori në organigramën e Bashkisë Tiranë, mundet të lidhë marrëveshje si entitet më vete?

(Foto e dokumenteve në fund të deklaratës)

Çfarë tagri special ka Taulant Tusha në këtë rast? Apo kjo ka qenë marrëveshja e heshtur, në të cilën duket qartë se burgun e Veliajt, e ka pranuar me dëshirë ky drejtor, që ditën që firmosi miratimin e konçensionit në shkelje të ligjit.

E dyta, si ka mundësi që Inspektoriati i Mjedisit, që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë aktivitetin e Inceneratorit të Tiranës, vihet në shërbim të tij?

Marrëveshja ka patur si qëllim vënien e enteve shtetërore kontrolluese në shërbim dhe dispozicion të bandës së inceneratorëve. Siç do ta dëshmojmë më poshtë, një fuqi të tillë e ka vetëm kryebashkiaku i Tiranës.

Që ta kuptojmë më qartë se si ka funksionuar ky grup i strukturuar kriminal, po bëjmë publike edhe dy komunikime elektronike.

Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, e cila u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush.

Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijëra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt.

Ndërsa në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Një tjetër aferë korruptive kjo, me ligj special, e dyshes Rama-Veliaj, e faktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo.

Është Erion Veliaj që vërteton, me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

Pra është Edi Rama pas kësaj skeme, sepse ky është një akt korruptiv qindra milionësh, që kërkon miratimin e shefit, dhe jo një tender i zakonshëm për meremetimin e zyrave të Bashkisë.

Pra, është ajo te e cila Partia Demokratike ngulmon prej kohësh, me fakte dhe prova konkrete, se ujku është te Edi Rama e Erion Veliaj dhe SPAK nuk ka pse na tregon gjurmën e lepujve të kësaj afere, si Koka, Bllako, apo të tjerë.

SPAK në një vjedhje kaq flagrante dhe madhore, nuk mund te hetojë vetëm të vegjlit. Hetoni ata në krye të piramidës korruptive, që janë arkitektët, sponsorët dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj afere.

Vetëm kështu besimi i publikut meritohet.

Vetëm kështu bëhet drejtësia.

Pas kësaj deklarate, këto dokumente autentike dhe shumë dokumente te tjera, që do t’i bëjmë publike në ditët në vijim, do t’i përcillen sërish zyrtarisht z. Altin Dumani, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Faleminderit.

Previous Post

“Festivali i Këngës” në RTSH, këngëtarja e njohur tërhiqet nga gara!

Next Post

“A ke bluzë mor djalë?”, Luizi lë pa fjalë Kiarën: Ma grisën gocat…

Next Post
“A ke bluzë mor djalë?”, Luizi lë pa fjalë Kiarën: Ma grisën gocat…

“A ke bluzë mor djalë?”, Luizi lë pa fjalë Kiarën: Ma grisën gocat…

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jemi të pafajshëm”/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e Bankers Petroleum

“Jemi të pafajshëm”/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e Bankers Petroleum

July 5, 2025
Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve

July 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al