Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pastrimi i parave po zhvlerëson pagat e profesionistëve shqiptarë

Editor by Editor
April 4, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Pastrimi i parave po zhvlerëson pagat e profesionistëve shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Taulanda Jupi

Në një vend të lirë, tregu duhet të shpërblejë punën, jo spekulimin. Sakrifica, disiplina dhe ndershmëria nuk duhet të jenë viktima të parasë së pistë. Por, sot në Shqipëri, janë pikërisht këto vlera që po gërryhen nga heshtja përballë një krimi të heshtur: pastrimit të parave.

Në dy vitet e fundit, euro ka rënë në mënyrë dramatike në tregun shqiptar. Kjo nuk është thjesht një çështje teknike. Kjo është një plagë morale, një dëm ekonomik dhe një alarm politik. Sepse pas kësaj rënieje qëndron një realitet i hidhur: një ekonomi që po deformohet nga para të dyshimta, të cilat vijnë për të blerë jo vetëm ndërtesa, por edhe heshtjen, tolerancën dhe, më në fund, lirinë tonë.

Kjo rënie ka ndëshkuar më të aftët mes nesh, shtresën e mesme, profesionistët, të rinjtë që punojnë fort në distancë për kompani ndërkombëtare. Programues, inxhinierë, kontabilistë, specialistë të shërbimeve, që paguhen në euro dhe që, pa asnjë faj të tyre, kanë humbur 30 deri në 40 për qind të fuqisë reale të pagës së tyre. Kjo është një grabitje, por pa maskë e pa armë. Është thjesht heshtje institucionale dhe korrupsion i pandëshkuar.

Kjo nuk është ekonomi. Kjo është anarki e kontrolluar nga pak duar që luajnë me lejet e ndërtimit, me koncesionet, me PPP-të. Dhe kjo nuk është më thjesht një çështje financiare. Është një çështje e drejtësisë kombëtare. Sepse pastrimi i parave nuk e pasuron shoqërinë. Ai e bën atë më të padrejtë, më të paqëndrueshme dhe më të frikësuar për të thënë të vërtetën.

Duke lejuar këtë fenomen, ne jo vetëm që poshtërojmë profesionistët tanë, por rrezikojmë të humbasim një brez të tërë të rinjsh që shohin se në këtë vend nuk fitohet me dije, por me lidhje.

Shqipëria duhet të zgjedhë. Ose do të jetë një vend i ligjit, i konkurrencës së ndershme dhe i punës së vërtetë, ose do të zhytet në një ekonomi të mbushur me ndërtime boshe dhe paga pa fuqi blerëse. Të dyja nuk mund t’i kemi.

Shteti nuk është spektator në këtë krizë. Ai është bashkëpunëtor ose luftëtar. Nëse duam që Shqipëria të jetë një vend ku rinia kthehet, nuk ikën, ku vlera e punës mbrohet, nuk zhvlerësohet, atëherë duhet të ndërmarrim një luftë të pakompromis ndaj pastrimit të parave.

Duhet transparencë, ndëshkim, dhe mbi të gjitha, GUXIM. Guxim për të thënë të vërtetën dhe për të vepruar me forcën e ligjit. Sepse vetëm një Shqipëri që e mbron vlerën e punës, do të jetë një Shqipëri që e meriton besimin e qytetarëve të saj.

Previous Post

Udhëton drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK

Next Post

15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore

Next Post
15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore

15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al