Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një ndeshje të luftuar dhe me momente interesante përballë Serbisë në stadiumin “Air Albania”, por në fund nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola. Rey Manaj, në fund të pjesë së parë, humbi rastin më të mirë duke mos e shënuar penalltinë e fituar nga Hysaj,

Që në minutën e parë, Shqipëria tregoi ambicien për të marrë kontrollin e lojës, me Shehun që provoi me një gjuajtje nga distanca. Manaj u tregua aktiv në sulm, por pa arritur të finalizojë rastet e krijuara. Në minutën e 11-të, Mitaj lëshoi një predhë nga largësia, por portieri serb Petrovic grushtoi topin.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e ndërprerë shpesh, me arbitrin që nxori dy kartona të verdhë në pak minuta, për Pavloviç të Serbisë dhe kapitenin e Shqipërisë, Gjimshitin. Në minutën e 45-të, Shqipëria fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Samarxhiç ndaj Hysajt, por Manaj nuk arriti ta shfrytëzojë, duke parë gjuajtjen e tij të pritur nga Petrovic.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-07-at-10.27.41-PM.mp4

Edhe në pjesën e dytë loja ishte e luftuar. Në minutën e 53-të, Strakosha shpëtoi Shqipërinë pas një gjuajtjeje me kokë të Mitroviç. Në minutën e 63-të, trajneri Sylvinho bëri dy zëvendësime, duke futur Dakun dhe Bajramin në vend të Manajt dhe Hoxhës.

Ndeshja u ndërpre shkurtimisht në minutën e 66-të për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tribuna, por rifilloi shpejt pas apelit të spikerit të stadiumit. Në vazhdim, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores. Për Serbinë, A. Mitroviç provoi me kokë në minutën e 74-të, por topi shkoi mbi traversë. Për Shqipërinë, Bajrami pasoi për Dakun në minutën e 72-të, por gjuajtja e tij u prit nga portieri.

Në minutat e fundit të takimit, Shqipëria pati një mundësi të artë me Asllanin që provoi nga goditja e këndit në minutën e 79-të, por topi kaloi mbi traversë. Në minutën e 82-të, Joviç i Serbisë gjuajti, por mbrojtja kuqezi bllokoi tentativën e tij. Trajnerët bënë edhe zëvendësime të tjera në pjesën e dytë, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë.

Në fund, Shqipëria dhe Serbia u ndanë në barazim pa gola, duke marrë nga një pikë në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026. Pavarësisht lojës së mirë dhe penalltisë së humbur, Shqipëria nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim në këtë sfidë të rëndësishme.

Previous Post

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Next Post

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

Next Post
Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al