Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur tani marshimi nga Sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, për ditën e 16-të të protestës kundër qeverisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit do të ndalojnë para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët pritet të vijojnë marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët u bënë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe unitetin gjatë marshimit, duke theksuar se nuk duhet të përsëriten incidentet e regjistruara një natë më parë.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do të kujdesemi më shumë për mbarëvajtjen e tij, në mënyrë që të shmangen incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë Unazës”, deklaroi aktivisti Kola.

Ndërkohë, një tjetër organizator siguroi pjesëmarrësit se ngjarjet e një nate më parë nuk do të përsëriten.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, u shpreh ai.

Kujtojmë që mbrëmë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit nën brohoritma marshuan në autostradë dhe pasi mbërritën te mbikalimi i Kasharit u nisën në drejtim të rrugës që të çon në Rinas.

Dalja nga qyteti i Tiranës u bllokua, ndërsa i vetmi aks për të lëvizur ishte rruga dytësore. Edhe në aksin hyrës për në kryeqytet u krijua trafik kilometrik.

Policia ndërhyri duke u zënë pritë protestuesve dhe duke mos e lejuar marshimin deri në aeroport.

Tags: edi ramaprotestues
Previous Post

Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Next Post

Aksident detar në Ksamil, përplaset skafi i policisë, një viktimë

Next Post
Aksident detar në Ksamil, përplaset skafi i policisë, një viktimë

Aksident detar në Ksamil, përplaset skafi i policisë, një viktimë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al