Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas hetimeve disa-mujore, arrestohet Fatmir Sheholli për spiunazh tek Serbia

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Pas hetimeve disa-mujore, arrestohet Fatmir Sheholli për spiunazh tek Serbia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fatmir Sheholli është arrestuar nën dyshimet për spiunazh tek Serbia. Lajmin i pari e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Ai kritikoi mediat për hapësirën që ia kishin dhënë Shehollit, duke shtuar se koha e spiunëve në Kosovë ka përfunduar.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Xhelal Sveçla në rrjete sociale.

Arrestimin e Shehollit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale. Aty thuhet se arrestimi ka ndodhur pas hetimeve disa-mujore.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se po kryhen edhe bastisje në vendbanimin e Shehollit.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në komunikatën për media./NACIONALE/

Previous Post

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë

Next Post

Çmimin Nobel për Letërsi 2025 shkon për shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai

Next Post
Çmimin Nobel për Letërsi 2025 shkon për shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai

Çmimin Nobel për Letërsi 2025 shkon për shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

Zjarr në dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë njërin prej tyre

October 27, 2026
Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al