Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

Editor by Editor
in Sport
0
Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij sezoni, i cili është i 181-ti në historinë mes dy klubeve.

Kjo ndeshje i gjen skuadrat në situata krejtësisht të ndryshme, me “Demat” që pozicionohen në vendin e pestë dhe bardheblutë të tetët.

Diferenca mes ekipeve është 9 pikë. Tirana nuk fiton në derbi prej 7 dhjetorit 2025. Në 12 ndeshjet e fundit të luajtura, janë koleksionuar 2 fitore të Tiranës, 4 barazime dhe 6 fitore të Partizanit.

BILANCI – 180 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947- 2026 në të gjitha kompeticionet. Partizani ka fituar 74 ndeshje, ndërsa bardheblutë 49. 57 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

GOLAVARAZHI – 239 gola ka shënuar Partizani, ndërsa Tirana 195. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Hjumën dhe Skuka, por në dhjetor. Në anën tjetër në derbin e fundit të fituar nga Tirana shënonin Falaje, Patstasia me penallti dhe Tabeku. Ndeshja e 3 tetorit 2025 përfundoi me shifrat 3-0 për Tiranën.

HISTORIA – Takimi i parë historik mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fituan 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, duke e mundur 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës. Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai 28 shkurtit të vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1.

Ndërsa më 1 mars 2008, kur të kuqtë drejtoheshin nga Hasan Lika, fitonin në “Qemal Stafa” me shifrat 4-1. Interesant është fakti se nga viti 2006 deri në 2025, janë luajtur 54 ndeshje për llogari të Superiores dhe Partizani ka fituar 23 prej tyre. Në barazim kanë përfunduar 21 ndeshje, ndërsa 10 herë ka triumfuar Tirana. Dukshëm “Demat” kanë dominuar kryeqytetin. “ISH”-ët – Portieri i Partizanit, Pano Qirko, ka një të shkuar me klubin bardheblu. Sa i përket Tiranës, duke qenë se janë riformatuar si skuadër në sezonin e fundit, asnjë nga lojtarët aktualë nuk regjistron një të shkuar si profesionist me Partizanin./Panoramasport

Previous Post

Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore, vështirësi në qarkullim

Next Post

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari në Kretë, mori plagë në bark dhe në qafë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al