Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Partizani klubi im”, ish-trajneri Zekiç: Sfida ndaj Tiranës çuditi edhe… kroatët

Editor by Editor
in Sport
0
“Partizani klubi im”, ish-trajneri Zekiç: Sfida ndaj Tiranës çuditi edhe… kroatët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Partizani e fitoi derbin dhe po ecën mirë në këto ndeshje të fundit, pavarësisht se nuk është pjesë e ekipit, meritë të madhe ka edhe ish-trajneri Zoran Zekiç. I transferuar tek Osijeku për rreth 100 mijë euro, një nga strategët më të mirë në Kroaci, prononcohet ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku tregon për 4 muajt e kaluar në Shqipëri dhe gjithçka që ai përjetoi në vendin tonë. Ish-sulmuesi flet për derbin e fituar, lojtarët dhe stafin që e ka lënë këtu.

Si po ndiheni tek Osijeku? Ndiheni i lumtur që jeni në shtëpi?

Po, kam arsye personale dhe profesionale që të jem i lumtur që jam këtu. Më së shumti se jam pranë familjes sime, gruas, djalit, mamasë, motrës. Kjo është e para, e dyta është sepse Osijeku është klubi im i parë, ku kam nisur të luaj futboll. Por duhet të theksoj se që në fillim isha i lumtur te Partizani, kam punuar me një kënaqësi të madhe dhe më vjen keq që nuk e bëmë hapin e madh në Europë.

Ju e latë skuadrën para derbit, një ndeshje të cilën me siguri e keni ndjekur. A i dhatë ndonjë këshillë stafit rreth kësaj ndeshjeje?

Sigurisht që e kam ndjekur ndeshjen, por unë isha thjesht një mbështetës, pasi Abilaliaj, Matijeviç dhe Kuic kanë punuar së bashku për këtë ndeshje. Në fund isha shumë i lumtur që fituam dhe e them këtë, sepse profesionalisht, por edhe personalisht, Partizani do të jetë klubi im. Punova atje për vetëm 4 muaj, por jua them sinqerisht që kam ndjerë shumë emocione dhe kam marrë shumë respekt. Gjithashtu mendoj se edhe unë kam dhënë respekt kundrejt tyre. Në fund jeta është e tillë, vijnë disa situata, ku nuk mund të zgjedhësh.

Skuadra po fiton edhe pas largimit tuaj. Jeni i lumtur?

Po, jam shumë i lumtur. Për mua kjo do të thotë shumë, sepse është fryti i punës që të gjithë bashkë kemi bërë. Tani në fund, unë lashë Partizanin, por ata po bëjnë ende atë që ne së bashku e kemi ndërtuar. Po luajnë me sistemin që luanim në Europë, po bëjnë shumë mirë. Pastaj mënyra se si i kanë përgatitur ndeshjet dhe zëvendësimet që kanë bërë, kanë qenë shumë mirë, si të isha unë atje. Më besoni! Atmosfera në derbi ishte e jashtëzakonshme. Unë e pashë ndeshjen nga televizori bashkë me disa shokë të mi, të cilët nuk dinin shumë rreth kampionatit dhe skuadrave shqiptare, dhe në fund mbetën shumë të surprizuar. Atmosfera ishte perfekte, gjithashtu dinamika e lojës, intensiteti. U zhvillua një ndeshje shumë e mirë nga të dyja anët. Në fund isha i lumtur që Partizani e fitoi derbin, por edhe ndihesha keq, që nuk e ndjeva nga afër këtë ndeshje. I uroj më të mirat të gjithë tifozëve!

 

Previous Post

Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të…

Next Post

Ish-legjenda e Partizanit: Duhet Shehi si trajner

Next Post
Listë e gjatë dëmtimesh, Partizani “i plagosur” edhe ndaj Teutës

Ish-legjenda e Partizanit: Duhet Shehi si trajner

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al