Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare lë pas dy të vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare lë pas dy të vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një parakalim i rrezikshëm dyshohet se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë rrugor që la dy viktima dhe tetë të plagosur në Caravaggio, në Itali, ku u përfshinë katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një makinë tip Mercedes C180. Në timon ishte një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, residente në Calvenzano.

Gruaja dyshohet se tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.

“Dëshironte të më parakalonte, por më pas kuptoi se nuk kishte hapësirë dhe u përpoq të kthehej në korsinë e saj duke më goditur anash, gjë që më bëri të humbas kontrollin”, rrëfeu drejtuesi 48-vjeçar.

Makina e tij doli fillimisht nga rruga, mori baltë në rrota dhe më pas u rikthye në asfalt duke u rrotulluar, derisa përfundoi duke u përplasur me një Jeep që drejtohej nga një 74-vjeçar nga Fontanella.

Pas përplasjes së parë, edhe Mercedes-i humbi kontrollin dhe përfundoi në korsinë e kundërt. Në atë moment nga drejtimi i kundërt po vinte një Citroen C5 me një familje prej pesë personash nga Cernusco sul Naviglio.

Në makinë ndodheshin një 38-vjeçar në timon, bashkëshortja e tij 35-vjeçare, dy vajzat e tyre 5 dhe 6 vjeç, si dhe vjehrra 73-vjeçare. Në automjet ishte edhe qeni i familjes, një Golden Retriever.

Mediat italiane shkruajnë se përplasja mes dy makinave ishte frontale dhe shumë e fortë. Mercedes-i u shkatërrua në pjesën e përparme dhe u rrotullua disa herë, ndërsa Citroen-i doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

38-vjeçari Fabio Saladdino dhe vjehrra e tij 73-vjeçare Adele Villa u plagosën rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, humbën jetën pak më vonë.

Për të nxjerrë viktimat nga makina, zjarrfikësit u detyruan të presin karrocerinë e automjetit. Dy vajzat e vogla shpëtuan pa lëndime të rënda dhe u dërguan përkohësisht në restorantin pranë vendit të aksidentit për t’i larguar nga skena e tragjedisë. Nëna e tyre, Silvia Goretti, u transportua me helikopter në gjendje jo kritike në spitalin Papa Giovanni XXIII Hospital në Bergamo.

Edhe 29-vjeçarja shqiptare u dërgua me helikopter në spitalin civil të Brescia me plagë kryesisht në këmbë.

Sipas avokates së saj, Carlotta Filippi, klientja po kthehej drejt shtëpisë së saj në Calvenzano dhe një makinë tjetër mund të ketë qenë shkaku i situatës që çoi në përplasjen fatale.

Ndërkohë, momenti i aksidentit dyshohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë së restorantit pranë vendit të ngjarjes. Pamjet janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtejshme.

Previous Post

Vdekja e 25-vjeçares, e afërmja e Xhuana Nikollit hedh dyshime mbi vetëv*asjen: Kush e shkroi letrën?

Next Post

Belgjikë-Shqipëri: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Next Post
Belgjikë-Shqipëri: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Belgjikë-Shqipëri: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al