Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paradoksi i ekonomisë në vend, rritet numri i ndërmarrjeve, tkurren vendet e punës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Paradoksi i ekonomisë në vend, rritet numri i ndërmarrjeve, tkurren vendet e punës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i biznesit në shfaqi zhvillime kontradiktore në vitin 2024, ku pavarësisht shtimit të numrit të ndërmarrjeve aktive dhe rritjes së xhiros vjetore, tregu i punës ka pësuar një tkurrje të ndjeshme.

Sipas të dhënave finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të publikuara nga INSTAT sot , numri i bizneseve aktive në 2024 u zgjerua me 2.2%, teksa numri i të punësuarve në total zbriti në 551.189 persona, duke shënuar një rënie prej 1,6% krahasuar me vitin paraprak 2023. Kjo rënie ka qenë më e theksuar te prodhuesit e të mirave, sidomos sektori i industrisë ku numri i krahut të punës u reduktua me 2,8%, ndërsa prodhuesit e shërbimeve pësuan një tkurrje më të lehtë prej 0,9%.

Kriza, industria më rënien më të fortë të punësimit

Analiza sipas aktiviteteve ekonomike dëshmon se industria përpunuese dhe sektori i energjisë, gazit e ujit ishin kontribuuesit kryesorë në këtë trend negativ të punësimit.

Industria përpunuese, e cila mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenj me mbi 95 mijë të punësuar, me rënie -3% në krahasim me 2023. ndërsa numri i personave që punojnë në sektorin e energjisë dhe trajtimit të mbetjeve u reflektua ra m e-1%.

Në krahun tjetër, megjithëse numri i të punësuarve ra, shitjet neto të ndërmarrjeve pësuan  rritje prej 4,5% kjo e nxitur kryesisht nga sektori i tregtisë dhe ndërtimit.

Shërbimet, bie numri i të punësuarve rritet vlera e shtuar

Sektori i shërbimeve vazhdon të dominojë ekonominë shqiptare duke punësuar 65,6% të forcës totale të punës, ndonëse edhe brenda këtij grupi vihet re një riorganizim i burimeve njerëzore përballë sfidave të reja ekonomike.

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet po tentojnë të rrisin produktivitetin dhe xhiron e tyre me një numër më të kufizuar punonjësish, duke reflektuar mundësisht vështirësitë në gjetjen e krahut të punës ose automatizimin e proceseve në degë të caktuara të industrisë.

Numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve pësoi rënie vjetore me -1% në 2024, teksa vlera e shtuar u rrit me 7.9%.

Sektori i tregtisë vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke dominuar si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në qarkullimin financiar. Me mbi 42 mijë ndërmarrje aktive, ky sektor përfaqëson 35,1% të totalit të bizneseve në vend dhe realizon pothuajse gjysmën e shitjeve neto të të gjithë ekonomisë, konkretisht 46,1%. Krahasuar me shërbimet e tjera, tregtia ka pasur ndikimin më të lartë pozitiv në rritjen e shitjeve neto me 2,7 pikë përqindje, duke lënë pas sektorët si ndërtimi apo akomodimi.

Në raport me forcën e punës, tregtia punëson 24,7% të të gjithë të punësuarve në shkallë vendi, një shifër kjo që tejkalon çdo nënndarje tjetër të shërbimeve apo industrisë.

Megjithatë, pesha e shërbimeve të tjera po ashtu mbetet e konsiderueshme, ku grupi i aktiviteteve që përfshin transportin, informacionin dhe komunikimin zë 9,0% të punësimit.

Ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor kontribuon me 10,2%. Edhe pse prodhuesit e shërbimeve në tërësi pësuan një rënie të lehtë të punësimit prej 0,9%, ata arritën të shënojnë rritjen më të lartë të shitjeve neto me 5,8%, duke dëshmuar një efikasitet më të lartë ekonomik krahasuar me prodhuesit e të mirave. /Monitor

Previous Post

Lufta çon në rritje të çmimeve të karburante, shtrenjtohet nafta në disa pika të Tiranës

Next Post

EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

Next Post
EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al