Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryeministri flet për një interes ndërkombëtar rekord dhe alokon 4.2 milionë euro nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, platforma zyrtare e shitjes së biletave vijon të shfaqë gjysmën e biletave ende të pashitura, duke ngritur pikëpyetje nëse koncerti do të arrijë të mbulojë kostot.. qeveria dha 4 milionē euro për të mbêshtetur turizmin, kur vetë koncerti nuk duket se po tërheq shumë turistë!

Vetëm pak ditë e ndajnë Tiranën nga koncerti i Kanye West, një event që është prezantuar si më i madhi muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Por ndërsa në kantier vijojnë punimet për ngritjen e stadiumit të përkohshëm “Eagle Stadium”, me kapacitet 60 mijë vende, prova më e rëndësishme nuk duket se është më ndërtimi i skenës, por reagimi i tregut.

Pas javësh promovimi dhe pritshmërish për dhjetëra mijë vizitorë, pyetja që mbetet është nëse kërkesa reale për biletat po ecën në të njëjtin ritëm me entuziazmin që po shoqëron këtë projekt.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se stadiumi po ndërtohet enkas për këtë koncert dhe se interesi nga publiku ndërkombëtar ka qenë më i madh sesa për finalen e UEFA Conference League, të zhvilluar në Tiranë në vitin 2022.

“Me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë…”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Nëse kjo deklaratë përkthehet në shifra, koncerti do të përbënte një nga eventet me ndikimin më të madh turistik që ka njohur vendi. Megjithatë, deri tani nuk janë bërë publike të dhëna që ta mbështesin këtë pretendim.

Nuk dihet sa bileta janë shitur në total, nga 60 mijë që është kapaciteti, sa prej tyre janë blerë nga shtetas të huaj, nga cilat tregje vijnë blerësit dhe mbi çfarë baze është bërë krahasimi me finalen e Conference League. Ky i fundit u mbajt në stadiumin Air Albania, që ka një kapacitet deri në 25 mijë vend, ose gati tre herë më pak sesa ai që pretendohet në stadiumin e improvizuar ku do të mbahet koncerti.

Ndërkohë, ajo që mund të vëzhgohet publikisht është platforma zyrtare e shitjes së biletave. Në momentin e publikimit të këtij shkrimi, një pjesë e konsiderueshme e vendeve vijon të rezultojnë ende të disponueshme.

Më shumë se gjysma e biletave rezultojnë ta pashitur, sidomos në zonat e tribunës Lindore dhe Perëndimore (shiko fotot në fund). Për një koncert që prezantohet si ngjarja më e madhe muzikore e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, pamja e tregut nuk krijon përshtypjen e një eventi pranë “sold out”.

Organizatorët mund të hedhin biletat në faza, të mbajnë sektorë të rezervuar ose të ndryshojnë disponueshmërinë sipas strategjisë së shitjes. Megjithatë, mungesa e të dhënave zyrtare dhe ajo që shfaqet publikisht në platformën e biletave kanë krijuar një kontrast me optimizmin e shprehur nga qeveria.

Pragu ekonomik mbetet 40 mijë bileta

Kur Monitor analizoi disa javë më parë bastin ekonomik të koncertit të Ye, ngriti pikëpyetje mbi dimensionimin e infrastrukturës për një event të kësaj shkalle. Ndërtimi i një stadiumi të përkohshëm, mobilizimi i një zinxhiri të gjerë logjistik, siguria, transporti dhe menaxhimi i dhjetëra mijëra pjesëmarrësve përfaqësojnë një investim të konsiderueshëm organizativ.

Në atë kohë, kompania organizatore RedCloud bëri të ditur për Monitor se deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta. Sipas saj, pragu që koncerti të rezultojë ekonomikisht i leverdishëm është rreth 40 mijë bileta të shitura, ose 67% e kapacitetit.

Për këtë artikull, Monitor kontaktoi sërish kompaninë për të marrë një përditësim mbi ecurinë e shitjeve, por deri në publikimin e shkrimit nuk mori një përgjigje.

Biletat për koncertin variojnë nga 120 euro për kategoritë standarde deri në 339 euro për sektorët VIP, çka e bën këtë një nga eventet me çmimet më të larta të organizuara ndonjëherë në vend.

Organizatorët kanë deklaruar se çmimi mesatar i biletës është 240 euro. Nëse supozohet se shiten të gjitha biletat, të ardhurat nga shitja arrijnë në rreth 14-15 milionë euro. vetëm këngëtari kërkon një pagesë prej 7 milionë eurosh.

Nëse biletat nuk shiten dhe koncerti organizohet ngrihen pikëpyetjet se kush do ti mbulojë kostot e këtij koncerti.

Monitor ka mësuar nga agjencitë më të mëdha publicitare në vend se interesi nga sponsorët ka qenë i ulët për shkak të çmimit të shtrenjtë të paketës së sponsorizimit prej 250-300 mijë euro, që konsiderohet shumë i lartë nga kompanitë vendase, përveç faktit që ka një hezitim për shkak të imazhit kontrovers të Kanye West.

Teksa biletat nuk po shiten, një pjesë të kostos po e mbulon qeveria.

Gjatë inspektimit të punimeve për stadiumin që po ndërtohet në Kashar për koncertin e Kanye West ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama e cilësoi eventin si një mundësi për të promovuar Shqipërinë, për të nxitur turizmin dhe për të krijuar një traditë të organizimit të aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare në vend. Ai theksoi se projekti është një nismë private, ndërsa pohoi se shteti ka kontribuar me 400 milion lekë ose rreth 4.2 milionë euro për të mbështetur realizimin e koncertit.

Modeli i Stambollit po zhvendoset në Tiranë

Një muaj më parë, Ye zhvilloi koncertin e tij në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll, ku organizatorët deklaruan pjesëmarrjen e rreth 118 mijë spektatorëve, ndërsa vetë artisti e cilësoi atë si koncertin me numrin më të madh të fansave të mbledhur ndonjëherë në një stadium.

Sipas informacioneve të siguruara nga Monitor, kompania Hegi Logistics po transporton drejt Shqipërisë strukturat që u përdorën në koncertin e Stambollit, për t’i montuar në “Eagle Stadium”. Kjo tregon se organizimi në Tiranë po ndërtohet mbi të njëjtën infrastrukturë teknike që u përdor në eventin rekord në Turqi.

Dyshimet kanë kaluar edhe te fansat, nuk ka as ezaurim të kapaciteteve akomoduese

Pasiguritë nuk po diskutohen vetëm në Shqipëri. Edhe në forumet ndërkombëtare të fansave të Ye në Reddit, tema kryesore nuk është më performanca artistike, por ritmi i shitjes së biletave dhe zhvillimi i koncertit.

“Si është e mundur që ka ende kaq shumë bileta të pashitura një javë para koncertit?… mungesa e shitjeve po më bën të dyshoj”, shkruan një përdorues që po planifikon të udhëtojë drejt Tiranës.

Një tjetër ia atribuon situatën çmimeve të larta: “Biletat nuk po shiten sepse janë shumë të shtrenjta… Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë dhe shumë njerëz po presin të përfundojë stadiumi ose të dalë ndonjë njoftim zyrtar.”

Ka edhe nga ata që besojnë se koncerti do të zhvillohet pa probleme, por pranojnë se kërkesa nuk ka qenë në nivelin e pritshëm. “Do të bëhet pa diskutim. Por aktualisht biletat po shiten mesatarisht sepse janë shumë të shtrenjta”, komenton një tjetër përdorues, duke përmendur edhe përdorimin e kodeve promocionale për blerësit.

Natyrisht, komentet në Reddit nuk përbëjnë provë mbi ecurinë reale të shitjeve, por ato japin një tregues të perceptimit të një pjese të publikut ndërkombëtar, pikërisht atij që organizatorët dhe qeveria thonë se do të jetë motori kryesor i këtij eventi.

Ndërsa tregu shqiptar është i vogël për koncerte të këtyre përmasave, shpresa ishte tek turistët e huaj.

Një element real që tregon për interesin e turistëve është ai i prenotimeve të hoteleve. Ndonëse është kulmi i sezonit dhe pritet të mbahet një koncert i madh, në kryeqytet mund të prenotosh në disa hotele apo dhe në apartamente, edhe me çmimet prej 40-50 euro nata, sipas një kërkimi të thjeshtë në Booking. Më herët edhe Wizz Air pohoi për Monitor se nuk kishin vënë re kërkesë përtej normales për fluturime rreth datave të koncertit.

Pamja ka një kontrast të ndjeshëm me precedentë apo ngjarje të ngjashme. Në maj 2022, kur u zhvillua finalja e UEFA Europa Conference League Final 2022, në stadiumin “Air Albania”, mes AS Roma dhe Feyenoord, tregu i akomodimit reagoi menjëherë.

Edhe pse ndeshja luhej më 25 maj, rezervimet për netët 24–25 maj arritën në çmime nga 600 deri në afro 10 mijë euro për njësi. Ky ishte një efekt i algoritmit që tregonte kërkesën e lartë, sepse më pas çmimet u stabilizuan./ Monitor

Tags: gjysma e biletaveKanye Westkosto
Previous Post

Koçeku flet për Euractiv, “godet” Ramën: Qeveria s’ka legjitimitet, Brukseli të mos e shohë si zërin e vetëm të vendit

Next Post

4 miliardë lekë mashtrim/ Ndryshon emrat dhe u shfaq pranë Ramës në Izrael, kush është Indrit Aliu ose David Isaac?

Next Post
4 miliardë lekë mashtrim/ Ndryshon emrat dhe u shfaq pranë Ramës në Izrael, kush është Indrit Aliu ose David Isaac?

4 miliardë lekë mashtrim/ Ndryshon emrat dhe u shfaq pranë Ramës në Izrael, kush është Indrit Aliu ose David Isaac?

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

by Redaktor Redaktor
July 7, 2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku tre vajza adoleshente kanë dhunuar një bashkëmoshatare, në një banesë.  ...

Read moreDetails
Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

July 6, 2026
Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

July 6, 2026
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

July 6, 2026
Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

June 28, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qeveria shqiptare, e vetmja në botë që “shpëton” një koncert privat që nuk shet biletat

Qeveria shqiptare, e vetmja në botë që “shpëton” një koncert privat që nuk shet biletat

July 8, 2026
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë

Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë

July 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al