Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga paraqitja e tij në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, është drejtuar sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Një ditë më parë ai deklaroi se kishte shkuar në SPAK vullnetarisht. Veliaj pritet t’i dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte pyetur, Veliaj deklaroi: “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”.








