Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni antidrogë në Elbasan, policia jep detajet: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Operacioni antidrogë në Elbasan, policia jep detajet: 16 të arrestuar, 8 në kërkim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit janë arrestuar 16 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga të dhënat bëhet me dije se nga 16 urdhrat e ndalimit të ekzekutuar, 8 prej tyre u realizuan gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, ndërsa 8 të tjerë ishin ekzekutuar gjatë periudhës njëvjeçare hetimore. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 8 shtetastë tjerë, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë ndërhyrjes së policisë.

Po ashtu, gjatë operacionit janë ekzekutuar 27 vendime gjykate për kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në zonat e Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas, ku dyshohet se ushtronin aktivitetin e tyre personat e përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç. Gjithashtu, gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 39 vjeç, si dhe u kap shtetasi në kërkim P. Q., 54 vjeç, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u ekzekutuan 27 vendime të Gjykatës për kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme”, njoftoi policia vendore.

Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gram kokainë, gjithashtu e përgatitur për treg, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Previous Post

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Next Post

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

Next Post
Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al