Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacion kundër trafikantëve të drogës, mbahet seanca për 30 të arrestuarit në Elbasan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Operacion kundër trafikantëve të drogës, mbahet seanca për 30 të arrestuarit në Elbasan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.

Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.

Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale.

Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit, përfshirë qytetet Elbasan,LibrazhdGramsh, Cërrik,Peqin,Belsh dhe Prrenjas.

Në total, u ekzekutuan 25 masa sigurie të llojit “arrest në burg” për shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë,ndërsa një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë.Lista e personave të ndaluar me masën “arrest në burg” përfshin,Arjan Bica,Erist Skilja,Shyqyri Bica,Aizberg (Alket) Bitri,Filip Thoma, Hysen Grami,Gentian Tartari,Mikel Bezhani, Pjerin Qereshniku,Stivjo Bardhi,Domeniko Elezi, Mariglen Qosja,Shkëlzen Shkrepi,Bardhyl Grami,I. K., M. E., I. F.,Klodian Hakballa, Arben Kasa,Ilir Bahidi, Klajdi Çota,Franc Ruçi, Kevi Kanani,Marcelino Brahja dhe Panter Tafani.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë:

  • J. A., 32 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
  • A. T., 31 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtje pa leje e armëve” dhe “Ruajtje mallrash kontrabandë”;
  • V. D., 36 vjeç, për “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”;
  • N. D., 43 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
  • L. Xh., 50 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ndërkohë, ndaj shtetasit H. D., 57 vjeç,është nisur procedim penal në gjendje të lirë.Gjatë kontrolleve dhe arrestimeve u sekuestruan:

  • Sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë dhe kanabis),
  • Armë zjarri të llojeve të ndryshme (pistoletë, kallashnikov, armë gjahu),
  • Municion luftarak,
  • Peshore elektronike, thika dhe përforcues grushti,
  • Steka duhani të dyshuara si kontrabandë,
  • Pajisje elektronike (laptopë, tabletë, DVR),
  • Targa automjetesh shqiptare dhe belge,
  • Shuma parash në euro, paund, dollarë amerikanë dhe franga zvicerane,
  • 24 aparate celularë.

Hetimi dokumentoi aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, të cilët, sipas Policisë, vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht në shpërndarjen e drogës, shpesh pranë shkollave, lokaleve apo ambienteve publike.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet mbeten të hapura për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Previous Post

Domatet me pesticide/ Denoncimi: I përfshirë dhe kryeinspektori, nipi i oligarkut Pëllumb Salillari

Next Post

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Next Post
Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

September 15, 2026
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al