Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. Këto janë disa nga gjetjet më flagrante të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi disavjeçar.

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Eva, 40 vjeç nga Korça, mori vesh se kishte kancer në gji, nuk e mendoi dy herë.

“Shkova në Greqi. Nuk kisha besim të trajtohesha këtu,” thotë ajo. Edhe mjeku i kishte thënë: “Nëse ke mundësi, shko jashtë”,  kujton ajo.

Ana është një tjetër paciente. Ndryshe nga Eva, ajo është trajtuar një herë në Tiranë me kancer gjiri në vitin 2021.

Ajo rrëfen për Faktoje se pas kimioterapisë dhe ndërhyrjes në Tiranë, mjekja onkologe e Spitalit Onkologjik, i ka rekomanduar që kur të fillonin hormonoterapinë, të interesohej që mjekimet t’i gjente në Itali, ose në një vend tjetër perëndimor.

Sot Ana po ndiqet në Itali.

Eva dhe Ana bëjnë pjesë tek ata qindra pacientë që çdo vit largohen nga vendi për t’u trajtuar jashtë, sepse sistemi publik onkologjik është shndërruar në një mekanizëm të bllokuar, ku mungon gjithçka nga ilaçet, tek shpresa.

Gjetjet tronditëse të KLSH-së

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që auditoi periudhën 2021–2025, zbulon atë që pacientët denoncojnë prej kohësh. Barnat antitumorale kanë munguar për periudha të gjata, duke vënë në rrezik jetën e qindra të sëmurëve me tumore.

Në sistemin e brendshëm të Farmacisë Qendrore, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjetën ilaçe të skaduara dy barna kimio që sipas rregullores duhej të ishin asgjësuar prej kohësh. Ndërkohë, për shumë të tjera, gjendja në depo ka qenë zero.

Nga 253 barna antitumorale të regjistruara për import e rimbursim, 116 nuk janë sjellë asnjëherë gjatë katërvjeçarit të fundit. Sipas raportit, nuk ekziston kontratë aktive për disa prej barnave më jetike, si Actinomycin D apo Phesgo, i fundit i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri.

Në farmacinë qendrore, herë pas here, raftet kanë qenë bosh edhe për barna që në dokumente figurojnë si “të furnizuara”.

KLSH ka zbuluar se gjatë këtyre viteve janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, por vetëm në 2 raste Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur penalitete. 47 rastet e tjera thjesht janë mbyllur në heshtje.

Sipas raportit, vlera e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë, një shumë që mund të kishte blerë ilaçet që mungojnë sot në spitale.  Por kompanitë importuese si Rejsi Farma, Megapharma, Intermed, Deltapharma-al, Incomed e Trimed, janë trajtuar si “operatorë pa probleme”.
Edhe pse kanë vonuar, kanë dështuar, kanë përsëritur shkelje, askush nuk është ndëshkuar. Në vend të penaliteteve, kanë marrë kontrata të reja.

KLSH e cilëson këtë si dështim serioz të mekanizmave të kontrollit, një skemë të qëllimshme mosveprimi që ka dëmtuar jo vetëm buxhetin publik, por mbi të gjitha pacientët që kanë mbetur pa trajtim.

Politika dhe justifikimet

Pas publikimit të raportit, opozita kërkoi mocion me debat në Kuvend, duke e quajtur spitalin onkologjik “pasqyra e dështimit të qeverisë”.
“46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”,  deklaroi nga selia blu, deputeti Bardh Spahia.

Dy ditë më pas, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e ftuar në podcastin e kryeministrit Rama, u përpoq ta zbuste situatën. “Duhet akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar” tha Sala.

Përfundimi

Nga raftet bosh te barnat e skaduara, nga kontratat pa ndëshkime te pacientët që detyrohen të shkojnë jashtë, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një fotografi e qartë e një sistemi që nuk funksionon. Një sistem që i detyron njerëzit të luftojnë jo vetëm me kancerin, por edhe me shtetin. Në këtë tetor rozë, fjongo që e shoqëron mbetet vetëm një simbol. Sepse në onkologjik, ngjyra që mbizotëron në rastin më të mirë është grija.

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia, se “116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, e kategorizojmë të vërtetë. 

*Emrat e dy personazheve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të ndajnë historitë e tyre

/  Faktoje.al /

Previous Post

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

Next Post

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Next Post
Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al