Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përqendrimi i tregut të telefonisë celulare në vetëm dy kompani nuk ka vonuar të sjellë faturën e hidhur për shqiptarët. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Komunikimeve Elektronike tregojnë se shpenzimet mesatare që qytetarët shqiptarë bëjnë për telefoninë u rritën me shifrën rekord 42.1 për qind në harkun kohor të tre viteve duke e shtuar faturën vjetore me gati 30 euro për person.

 

 

 

 

ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë

 

 

 

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtrenjtimi i shërbimeve celulare erdhi pikërisht pasi One bleu kompaninë Albtelekom, një blerje e cila praktikisht shkatërroi konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në vend. Tashmë vetë institucionet që e miratuan blerjen, pranojnë se duopoli po rrit çmimet me ritme të shpejta.

 

 

 

 

“Pas bashkimit të One me Albtelecom, tregu i shërbimeve celulare funksionon me dy operatorë, One Albania SHA dhe Vodafone Albania SHA, çka ka sjellë ndryshime edhe në strukturën e ofertave me pakicë. Gjatë kësaj periudhe (2023-2025) është konstatuar reduktim i numrit dhe larmisë së paketave tarifore, veçanërisht në segmentin me parapagesë, i shoqëruar me rritje të çmimeve të shumicës së paketave standarde dhe, në disa raste, me shtim të njësive të komunikimit,” konstaton Autoriteti i Komunikime Elektronike dhe Postare në një komunikim shkresor me Autoritetin e Konkurrencës.Gjithashtu, AKEP vëren se paketat me çmime më të ulëta (500–600 lekë) nuk ofrohen më në pikat fizike të shitjes, por vetëm nëpërmjet kanaleve digjitale të operatorëve, ndërsa paketat standarde me çmime 1,000– 1,100 lekë vijojnë të kenë përmbajtje të ulët interneti, duke orientuar konsumatorët drejt paketave me çmime më të larta.

 

 

 

 

Ndërkohë vetë Autoriteti i Konkurrencës pranon se tashmë dy kompanitë celulare kanë një koordinim të heshtur në rritjen e çmimeve.

 

 

 

 

“Gjatë periudhës hetimore 1 janar 2022 – 18 nëntor 2025, hetimi i thelluar evidentoi se Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA kanë ndjekur sjellje tregtare me karakteristika të ngjashme në lidhje me ofertat e shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, paketat me kontratë dhe shërbimet roaming. Nga analiza rezultoi se: çmimet e paketave kanë pësuar rritje progresive dhe të përafërta në kohë; ndryshimet janë aplikuar në kategori të njëjta ose të ngjashme shërbimesh; janë konstatuar nivele të larta ngjashmërie në strukturën dhe përmbajtjen e ofertave. Këto elemente janë evidentuar në mënyrë të përsëritur gjatë periudhës hetimore dhe reflektojnë një nivel të lartë ngjashmërie në sjelljen tregtare të ndërmarrjeve në tregun përkatës,” pranon Autoriteti i Konkurrencës.

 

 

 

 

Sipas AK, analiza kronologjike e ndryshimeve të çmimeve dhe strukturës së paketave tregon se, në disa raste, pas ndryshimeve të ndërmarra nga njëra ndërmarrje në lidhje me çmimet ose përmbajtjen e paketave, ndërmarrja tjetër ka reaguar brenda intervaleve të afërta kohore, duke aplikuar ndryshime të ngjashme në nivel çmimi dhe në strukturën e ofertës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri, roaming etj.).Por Konkurrenca thotë se nuk mund të provojë dot marrëveshje për fiksim çmimesh.

 

 

 

 

“Gjatë hetimit nuk u administruan prova të drejtpërdrejta apo të tërthorta që të provojnë ekzistencën e kontakteve, komunikimeve, shkëmbimit të informacionit sensitiv tregtar apo të një mekanizmi koordinues ndërmjet ndërmarrjeve në lidhje me përcaktimin e çmimeve apo strategjive tregtare,” thotë Konkurrenca./ kapitali.al

Tags: “One”faturaOne Albaniaoperator
Previous Post

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

Next Post

Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim

Next Post
Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim

Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al