Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Korcës ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec.

Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025 për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.

Organi i akuzës ka konkluduar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendeshme të sigurisë të lokalit “Stropçka” ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga. Pamjet filmike janë fshirë qëllimisht me virus.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit nuk mundën dot të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje ishte dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe ka deklaruar se Egli Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Egli Progën është rikthimi i pamjeve. Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar organi i akuzës janë ato jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja. Ai u vetëdorëzua disa orë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Vlen të theksohet fakti se fillimisht, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim. Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës zbuti akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.

Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë mediatike, për shkak se familjarët akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë. Më pas, pati dhe një “ping pong” mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit se kujt do t’i ngecte faji.

Previous Post

‘Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi’/ Gazetari ngre alarmin: Kjo është kriminale, kush mban përgjegjësi?!

Next Post

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

Next Post
Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

November 9, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al