Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një i vrarë dhe dy të plagosur brenda ditës në Tiranë, Policia ende asnjë të arrestuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Një i vrarë dhe dy të plagosur brenda ditës në Tiranë, Policia ende asnjë të arrestuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ngjarje të rënda tronditën kryeqytetin të premten e 20 shkurtit. Brenda një harku të shkurtër kohor, një 31-vjeçar u vra me thikë, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur një 34-vjeçar me armë zjarri dhe një 27-vjeçar me mjet prerës.

Për të treja ngjarjet, megjithëse policia ka identifikuar autorët, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar dhe vijojnë të jenë në arrati. Ngjarja më e rëndë ishte ajo ku humbi jetën 31-vjeçari Egli Pashollari. Edhe pse rasti u zbardh në kohë, autori i dyshuar, Gazmend Buçpapaj, ende nuk është vënë në pranga.

Krimi ndodhi për motive të dobëta, pasi Buçpapaj kishte bllokuar rrugën me automjetin e tij në zonën e ish-Parkut, pranë banesës së viktimës. Konflikti verbal agravoi në dhunë fizike dhe përfundoi me përdorimin e thikës. Pas ngjarjes, Buçpapaj u largua në këmbë nga vendi i krimit së bashku me bashkëshorten dhe mori një taksi për t’u kthyer në banesë, ku më pas policia humbi gjurmët e tij.

Rreth 10 minuta më vonë, një tjetër krim u regjistrua shumë pranë vendit të vrasjes. Në Rrugën e Kavajës, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u plagos me armë zjarri. Edhe ky konflikt ndodhi për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar, Besjan Ferazini, u largua nga vendngjarja dhe ende nuk është arrestuar. Si vrasja e Egli Pashollarit dhe plagosja e Akil Koxhaxhikut ndodhën të dyja në zona të cilat janë në juridiksionin e komisariatit nr.2, i cili ndodhet pranë dy vendeve të ngjarjeve.

Ngjarja e tretë u shënua në zonën e Kombinatit, ku një 27-vjeçar u paraqit në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me thikë, sipas njoftimit zyrtar të policisë. Edhe në këtë rast, autori mbetet në arrati. /A2 CNN

Previous Post

Sekuestrohet vila luksoze e trafikantit shqiptar në Itali, si ra në “grepin” e policisë

Next Post

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Next Post
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al