Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës 6-vjeçare, e mbijetuar nga ngjarja tragjike në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj si pasojë e një zjarri në banesë.

Në një njoftim, ministria konfirmon se e mitura e identifikuar me inicialet N.A., ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës.

6-vjeçarja raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa po trajtohet në terapi intensive.

“Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.

Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT. – thuhet në reagimin e Ministrisë.

Previous Post

Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët

Next Post

“Më shumë birra u derdhën nga gëzimi se sa u pinë”, Ariglon Pali tregon atmosferën magjike të ndeshjes Shqipëri–Serbi

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al