Thursday, October 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga sera me 870 kg kanabis te ekstradimi nga Anglia, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin e akuzuar si pjesë e grupit kriminal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Nga sera me 870 kg kanabis te ekstradimi nga Anglia, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin e akuzuar si pjesë e grupit kriminal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhuljano Hoxhën, 31 vjeç, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Britania e Madhe në Shqipëri. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivimin dhe përpunimin e kanabisit në Drenovicë të Beratit.

Hoxha u përball me gjykatën pas ekstradimit, por zgjodhi të mos flasë para gjyqtarit Bib Ndreca dhe prokurores Elida Kaçkini. Në seancë ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Arben Peçi, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë. Kërkesa nuk u pranua nga gjykata.

31-vjeçari ishte arrestuar në Britani në tetor të vitit të kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ndaj tij, GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg” në muajin prill.

Emri i Hoxhës lidhet me operacionin antidrogë të zhvilluar në nëntor 2022 në Drenovicë, ku policia zbuloi një kompleks serrash ku kultivohej dhe përpunohej kanabis. Në total u sekuestruan rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Operacioni në atë kohë tronditi edhe strukturat lokale të Policisë së Beratit. Në terren u shoqëruan 105 persona, mes tyre 95 gra që ishin punësuar për punët e pastrimit dhe përpunimit të kanabisit. Nga hetimet rezultoi se serat ishin në pronësi të Hamdi Dylit dhe kompleksi ishte ndarë në katër ambiente, me rreth dy dynym secili.

Pas operacionit, 11 persona u arrestuan, ndërsa hetimet u zgjeruan edhe brenda Policisë së Beratit. 57 efektivë, përfshirë drejtues të lartë të strukturave vendore, u vunë nën hetim për lidhjet e dyshuara me aktivitetin kriminal. Shtatë prej tyre u përjashtuan përfundimisht nga Policia e Shtetit.

Dosja u transferua nga Prokuroria e Beratit te SPAK, pasi organi i akuzës në Berat deklaroi moskompetencën. Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal dyshohej se drejtohej nga dy grupe të strukturuara kriminale.

Për këtë dosje, GJKKO ka dhënë më herët dënime që në total arrijnë në 111 vite e 8 muaj burg për 17 persona. Mes të dënuarve janë edhe Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të konsideruar si drejtues të grupeve kriminale, të cilët janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim.

Hoxha tashmë do të vijojë përballjen me drejtësinë në Shqipëri, ndërsa hetimet për rolin e tij në këtë aktivitet kriminal vijojnë.

Previous Post

Pasagjeri shqiptar ndërron jetë teksa po ulej avioni në Bolonja

Next Post

Nga ‘shkrirja’ e bashkive te pagat e gjyqtarëve; çfarë pritet nga sesioni i ri parlamentar?

Next Post
Nga ‘shkrirja’ e bashkive te pagat e gjyqtarëve; çfarë pritet nga sesioni i ri parlamentar?

Nga 'shkrirja' e bashkive te pagat e gjyqtarëve; çfarë pritet nga sesioni i ri parlamentar?

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Monika Lubonja padit penalisht Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

Monika Lubonja padit penalisht Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

October 7, 2026
Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

October 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al