Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Lura në Mallakastër/ 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Nga Lura në Mallakastër/ 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar sot për situatën e zjarreve në të gjithë vendin, duke raportuar 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Nga këto, 5 vatra janë ende aktive, ndërsa 1 është nën monitorim të vazhdueshëm.

Zjarret janë shënuar në disa bashki të vendit, përfshirë Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.

Aktualisht, vatrat aktive janë lokalizuar si më poshtë:

  • Qarku Dibër: Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, po vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.
  • Bashkia Bulqizë: Vatra në “Malin e Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, është riaktivizuar dhe po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe favorizohet nga temperaturat e larta dhe era. Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë ndodhet në terren, por situata ende nuk është nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa.
  • Bashkia Dibër: Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku. 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 hektarë pyll.
  • Bashkia Rrogozhinë: Në fshatin Zambishë dhe fshatrat përreth (Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj), vazhdon puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 10 korrik. Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, duke kërkuar ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha. Në terren punuan 6 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë, 20 punonjës të shërbimeve bashkiake, 20 banorë dhe dy helikopterë të FA-së. Deri tani janë djegur rreth 80-90 hektarë shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë.
  • Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, duke djegur rreth 2.5 hektarë dhe 250 rrënjë ullinj. Një vatër është riaktivizuar sot dhe po punohet për shuarjen e saj.

Përveç kësaj, në qarkun Elbasan, në “Malin Plak” të bashkisë Librazhd, një zjarr në një sipërfaqe pyjore me intensitet të ulët është nën monitorimin e strukturave vendore.

Në total, zjarret kanë djegur mbi 107 hektarë dhe rreth 100 rrënjë ullinj. Në fshatin Dragovoje të Malësisë së Madhe janë djegur edhe 3 objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale, si dhe 30 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër. Ndërsa për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I lartë” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I moderuar” në qarqet e tjera. Në disa qarqe, rreziku i lartë pritet vetëm në zona të lokalizuara. Rreziku i zjarreve pritet të jetë edhe më i lartë gjatë ditës së nesërme.

AKMC u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren, duke theksuar se strukturat e mbrojtjes civile mbeten të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë.

Tags: zjarre
Previous Post

Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit, 7 administratorë paraqesin dorëheqjet në Gjirokastër

Next Post

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

Next Post
Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al