Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga banka tek piramidat online/ Hetimet për XUEX zbuluan bankieren e Raiffeisen si pjesë e skemës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”/ Fiton edhe dëmshpërblim!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet për mashtrimet me piramidat online kanë zbuluar se bankat e nivelit të dytë ishin në dijeni të saj. Kjo pasi paratë kaloheshin nëpërmjet llogarive bankare për të cilat banka mbante %. Ndërsa ish- bankierja e Raiffeisen Bank pasi u largua nga puna mori në shtëpi pasaporta dhe ID klientësh.

Teksa përfitimet premtoheshin të sigurta e deri në përjetësi, gjithçka në skemën e milionerëve të rremë niste me llogari bankare. Pa një llogari bankare apo kartën e bankës askush s’mund të luaj apo të bëhet pjesë e saj.

Kjo skemë rezulton se shtrihej nga Shqipëria në Kosovë e pas saj qëndrojnë ndoshta bankierët e kamufluar apo financierët me prirje kriminale.

Në dosjen e siguruar në emisionin “FactCheck” thuhet “Nga ky investim të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Investimin që disponojnë në telefon në platformën “XUEX”, shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave. Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online”.

Jashtë kësaj skeme nuk mbeten as zyrat e këmbimit valutor, pasi ata pak persona me fat që arritën të merrnit paratë e investuara i tërhoqën fizikisht nëpër këto zyra.

Janë këto dy prej dëshmive të marra nga hetuesit dhënë nga shtetasja U.N 

Këtë platformë ma ka treguar mami im, shtetasja B.N. Shuma minimale ishte 1000 mijë dollarë dhe herën e parë kam investuar 1500 dollarë, nëpërmjet një linku që shpërndan personi që të fut në aplikacion, ku të kërkon kalimin e lekëve nga Binance në XUEX. Për të pasur sa më shumë përfitim duhej të shtoja pesë persona të tjerë.

Mami më ka ndihmuar pasi ajo ka qenë e regjistruar dhe më orientoi si të veproja. Në fillim kam investuar rreth 2000 dollarë, mesa më kujtohet. Pas atij momenti nuk kam investuar më lekë, por kam bërë riinvestime nëpërmjet Binance. Kam tërhequr njëherë lekë, rreth 4000 mijë dollarë, në muajin Gusht, pak kohë para se të mbyllej aplikacioni. I kam tërhequr në Kosovë, në exchange.

Shtetasi I.K deklaron se

Platformën ma ka sugjeruar shtetasi S.Xh, por e kisha parë edhe në internet. Fillimisht duhej të regjistrohesha dhe më pas të kaloja një shumë lekësh në Binance. Në fillim më ka ndihmuar shtetasi S.Xh, duke komunikuar dhe më ka orientuar si t’i kaloja nga Binance në XUEX. Më pas kam ndjekur udhëzimet e aplikacionit.  Në fillim kam investuar në aplikacionin Binance, duke i kaluar nga banka, mesa më kujtohet dy ose më shumë herë, në shumat 3000 mijë euro dhe 4000 mijë euro. Më pas i kam kaluar nga Binance në XUEX.  Shuma totale që kam investuar është diku te 7000 ose 8000 mijë euro. I kam tërhequr nga aplikacioni Binance dhe XUEX në muajt Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht, por shumat që kam tërhequr në secilën periudhë nuk i kujtoj. I kam tërhequr nëpërmjet exchange në Kosovë.

Ndërsa pjesë e skemës janë edhe ish bankier të Raiffesen Bank si rasti i zonjës Dh.Sako e cila ka deklaruar:

Kam investuar dhe i kam përdorur si platforma deri në momentin që janë mbyllur. Për to kam dëgjuar nga klientët që kam pasur në punë. Kam depozituar 1000 dollarë në platformën XUEX, pasi u regjistrova me të dhënat e mia, nëpërmjet një klienteje të quajtur M. Gj.  Në fillim investova 1000 dollarë dhe shuma totale që kam investuar është 4000 dollarë: 1000 dollarë në prill, në fillim kur u regjistrova, dhe 3000 dollarë të tjera në muajin maj.  Kam tërhequr tre herë para: herën e parë 2000 dollarë, rreth datës 15–20 maj (nuk e mbaj mend fiks); në qershor kam tërhequr për herë të dytë një vlerë prej 3000 dollarësh; dhe përsëri në fund të muajit qershor edhe 5000 dollarë të tjera.  Tërheqjet i kam kryer nëpërmjet llogarisë bankare që kam tek Banka Raiffeisen. Platformën ua kam sugjeruar disa personave; kam ftuar familjarët e mi (bashkëshortin, djalin, nënën) si dhe kolegen në punë të quajtur T. P. dhe shtetasin M. M. Kam përfituar rreth 60 dollarë. Llogarinë time nuk e ka përdorur askush tjetër”.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet një pasaportë e shtetasit D. Aliaj dhe dy karta identiteti të shtetasve A. Janko dhe I. Xhafa, për të cilat deklaroj se nuk kam asnjë lloj lidhjeje familjare apo shoqërore me këta persona, por i kam pasur klientë gjatë kohës që punoja në Raiffeisen.

/MCN/

Tags: mashtrimRaiffeisenRaiffeisen BankRaiffeisen Bank AlbaniaXUEX
Previous Post

Sotiraq Filo verbohet para 1 milion eurove, ja prapaskena e tenderit që i dha Lavdimir Barajt

Next Post

Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Next Post
Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al