Sunday, October 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nion shpk është një kompani e themeluar në 18 korrik të këtij viti nga një shtetas i quajtur Kristi Joti. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datën 23 korrik.

Një javë më vonë, saktësisht në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një kompleks kullash deri në 23 kate në Tiranë. Kompania që do të ndërtojë kullat është Nion shpk, e cila ishte themeluar vetëm një javë më parë, me kapital 5 mijë euro.

Ky është një rekord, ndoshta botëror. Një kompani e sapothemeluar, një javë më voë merr leje ndërtimi për të realizuar një projekt gjigand. Nuk dihet se si Nion ka arritur të bëjë dokumentet, nga aplikimi për lejen deri tek miratimi i saj në vetëm një jave.

Por Nion është një lëvozhgë, pra një kompani pa asete dhe aktivitet. Nga ana tjetër pronari, që zotëron 100 për qind të aksioneve të saj, nuk rezulton të ketë asnjë biznes tjetër, kapitale apo fuqinë financiare për të investuar në një sipërmarrje kaq të madhe kullash.

Megjithatë Nion nuk është rast sporadik, por një fenomen. A.R.A shpk është një tjetër rast i këtij fenomeni.

E themeluar në vitin 2018, për gati një dekadë, A.R.A nuk ka patur asnjë aktivitet. Në dy vitet e fundit të ardhurat e saj sipas bilancit zyrtar janë zero.

Kompania zotërohet nga Rabie Xhuveli. Zonja Xhuveli më parë ka qenë administratore e një kompanie të quajtur Capital B, që zotërohet nga Redjan Basha. Kompania e saj A.R.A është po ashtu një fantazmë, e cila jo vetëm nuk ka të ardhura, por ajo është me kapital negativ, rreth 90 mijë euro.

Kjo do të thotë se nga viti 2018, kompania ka gjeneruar humbjet, të cilat jo vetëm i kanë ngrënë të gjithë kapitalin, por e kanë zbritur edhe në territor negativ. Por ajo do të ndërtojë kompleksin residencial Twin Peaks në Tiranë.

I- Konstruksion është një kompani e themeluar në maj të vitit 2024, me adresë në Kavajë. Kompania zotërohet nga Irsan Krasniqi. Në mbledhjen e 30 korrikut ajo mori leje për ndërtimin e një kompleksi apart hotelesh me disa godina, të cilat shkojnë deri në 20 kate në Qerret.

Kjo kompani ka një total asetesh prej rreth 900 mijë euro. Nga këto 700 mijë euro rezultojnë sipas bilancit, si parapagime. Megjithatë kompania do të ndërtojë apart hotelet në Qerret.

Po në Qerret, një tjetër kompani e quajtur Lag Invest ka marrë lejen e ndërtimit për një objekt shërbimi me 20 kate. Lag Invest u themelua në gushtin e vitit të kaluar nga tre aksionerë. Ata janë Linert Linëza, Olger Prifti dhe Arbër Sinani. Në marsin e këtij viti, Sinani dhe Prifti ja shitën aksionet e tyre Linëzës, i cili u bë kështu zotëruesi i plotë i kompanisë.

Linert Linëza është dekani i fakultetit të Shkencave Politike dhe Ligjit në Universitetin e Durrësit. Ai bëhet kështu një nga dekanët e paktë të planetit me kullë. Por Lag Invest është lëvozhgë. Ajo nuk ka asnjë bilanc dhe është themeluar me vetëm 100 euro kapital.

Radha e fantazma pas kullave të qeverisë nuk mbaron. Kris Construction është një tjetër kompani lëvozhgë, e cila ka marrë leje për ndërtimin e një kulle 20 kate në rrugën Stavri Themeli në Tiranë. Kris Construction është themeluar në vitin 2022 dhe zotërohet nga David Sinanaj. Në katër vite aktivitet, kjo kompani nuk ka asnjë bilanc publik në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Zoti Sinanaj zotëron dhe një kompani tjetër, që quhet DV 7. Kjo është themeluar në 2016-ën. Në një dekadë, kompania ka dorëzuar vetëm dy bilance në QKB, të dyja me aktivitet zero.

Regjistrat e lejeve të ndërtimit të KKTU-s po shndërrohen në një hijani të madhe, ku gjenden më shumë fantazma se sa edhe në Urën e Akeronit. Kompani boshe, që mbijnë nga hiçi dhe persona pa asnjë fuqi financiare, që marrin leje për kulla apo resorte./Publik Media

Previous Post

Ema Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës pas videove intime

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

October 4, 2026
Ema Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës pas videove intime

Ema Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës pas videove intime

October 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al